Politike

“Po gënjen dhe po mbron një krim”, Bushati përplaset me Haxhiun: Ndërkombëtarët u futën në pazare

25 Maj 2020, 21:12 Nga DOSJA
“Po gënjen dhe po mbron një krim”, Bushati përplaset

TIRANË- Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu janë përpasur sot në lidhje me mesazhet e publikuara nga Meta. Të ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Bushati e Haxhiu kanë replikuar pasi mendimet e tyre për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Bushati tha se në Shqipëri po mbrohet çdo krim, por për Haxhiun janë disa procedura që duhet respektuar dhe nuk mund të bëhet anarki.

REPLIKAT

Bushati: Mos mbrohet çdo krim. Sapo gënjeve për të mbrojtur një krim. Nuk mund ta relativizosh krimin. Ta kanë shkruar gabim.

Haxhiu: Nuk flas se çfarë më shkruajnë. Nuk ma imponon askush se çfarë duhet të them.

Bushati: Mos mbroni çdo krim se po krijoni një person që do vijë të na përdhunojë në shtëpi.

Haxhiu: Po qe ashtu e shkrijmë dhe parlamentin dhe krijojmë mbretëri. Janë disa procedura që duhet të zbatohen.

Bushati: Shikoji mesazhet, me mbështetje nga ndërkombëtarët. Ndërkombëtarët u futën në pazare.

Më herët Meta ka publikuar disa mesazhe që sipas tij i janë dërguar nga një diplomat në Tiranë, ku flitej kundër tij me ambasadorëve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike andi bushati baton haxhiu debati ne open reforma ne drejtesi andi bushati baton haxhiu debati ne open reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll

Politike 25 Maj 2020, 21:05

TIRANË- Në Open në Top Channel po diskutohet për mesazhet e forta të dhëna nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Një debat i fortë...

Politike 25 Maj 2020, 20:45

TIRANË– Presidenti Ilir Meta e ka pyetur mbrëmjen e sotme gazetarin Blendi Fevziu nëse kishte dëshirë të bëhej kryeministër.I ftuar në studion e “Opi...