Politike

Meta: Basha nuk u tregua korrekt, më dha fjalën që do futej në zgjedhje! Më pas ndryshoi qëndrim

25 Maj 2020, 21:19 Nga DOSJA
Meta: Basha nuk u tregua korrekt, më dha fjalën që do futej

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka mohuar në emisionin “Opinion” se po punon për krijimin e një partie të re pas përfundimit të mandatit të presidentit.

Po ashtu, ai foli dhe për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke thënë se ka respektuar Kushtetutën dhe se synonte zgjedhje gjithëpërfshirëse.

Meta tha se për shtyrjen e zgjedhjeve në tetor kishte diskutuar me opozitën, por sipas tij, kreu i PD, Lulzim Basha, kishte ndryshuar qëndrim.

Blendi Fevziu: Ju po punoni për krijimin e një partie të re..

Ilir Meta: Si do e krijoj këtë parti politike?

Blendi Fevziu: Siç krijove LSI.

Ilir Meta: Unë po mbroj Kushtetutën, kam bërë çdo përpjekje për dialog politike, kam bërë çdo përpjekje që opozita mos ikte nga parlamenti. Në fakt po të mos ikte LSI as ata nuk do të kishin ikur lëre çfarë thonin.

Blendi Fevziu: Pse i shtytë zgjedhjet?

 Ilir Meta: I shtyva për të bërë zgjedhje gjithëpërfshirëse.

Blendi Fevziu: Ju i shtytë pa një diskutim paraprak, pasi opozita deklaroi se nuk hynte në zgjedhje dhe në tetor.

Ilir Meta: Këtu ka një mungesë korrektësie, unë kam marrë fjalën nga Basha se do të hynin në zgjedhje. Pastaj, ata mbajtën qëndrimin e tyre herë kështu e herë ashtu.

Marrë nga Opinion.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta lulzim basha shtyrja e zgjedhjeve ilir meta lulzim basha shtyrja e zgjedhjeve

Sondazh

Poll

Politike 25 Maj 2020, 21:05

TIRANË- Në Open në Top Channel po diskutohet për mesazhet e forta të dhëna nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Një debat i fortë...

Politike 25 Maj 2020, 20:45

TIRANË– Presidenti Ilir Meta e ka pyetur mbrëmjen e sotme gazetarin Blendi Fevziu nëse kishte dëshirë të bëhej kryeministër.I ftuar në studion e “Opi...