Politike

“Pse njeri pa punë jam unë?”/ Nuk e priti ambasadoren Kim në zyrë, Meta tregon arsyen: Nuk erdhi zyrtarisht, kërkoi kë

25 Maj 2020, 21:15 Nga DOSJA
“Pse njeri pa punë jam unë?”/ Nuk e priti ambasadoren Kim

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është shprehur se nuk është një njeri i papunë që të presë këdo, në momentin që u pyet në lidhje me refuzimin e ambasadores Yuri Kim, në momentin që kjo e fundit i shkoi në Presidencë.

I ftuar në studion e “Opinion”, Meta tha se ai i nxorri këshilltarët sepse nuk është njeri i papunë që të presë orë e pa orë vizita, por duhen lënë takime.

Ore unë nuk jam njeri papunë që do pres pa orë këdo. Duhen takime zyrtare. Nëse Kim do më kishte kërkuar takim zyrtar, do të ishte pritur si e tillë. Këto janë mashtrime që shpërndan Fuga me ata që ka Rama në Ambasada. Nuk është e vërtetë që ka kërkuar takim zyrtar me presidentin dhe që Presidenti s’e ka pritur. Takimin e ka kërkuar me këshilltarët dhe është takuar,”– tha Meta.

Më datë 23 maj, e dërguara e Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim ka shkuar në Presidencë. Kim shkoi në Presidencë, por nuk takoi Metën. Ambasadorja e SHBA bisedon me këshilltarët e tij

Presidenti në ato minuta nuk ishte në zyrë, pasi ndodhej në Pallatin e Brigadave, ku zhvilloi një bisedë me krerët e opozitës. Kim është takuar me këshilltarët e presidentit, ndaj dhe takimi ishte shumë i shkurtër.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta yuri kim ilir meta yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 25 Maj 2020, 21:05

TIRANË- Në Open në Top Channel po diskutohet për mesazhet e forta të dhëna nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Një debat i fortë...

Politike 25 Maj 2020, 20:45

TIRANË– Presidenti Ilir Meta e ka pyetur mbrëmjen e sotme gazetarin Blendi Fevziu nëse kishte dëshirë të bëhej kryeministër.I ftuar në studion e “Opi...