Sport

Luhet pa tifozë, por Bayern-Dortmund apo Haaland-Lewandowski premtojnë spektakël

26 Maj 2020, 09:54 Nga DOSJA
Luhet pa tifozë, por Bayern-Dortmund apo Haaland-Lewandowski premtojnë

GJERMANI-Dy muaj më vonë nga periudha e planifikuar fillimisht në kalendar në Bundesligë është koha për të ndjekur klasiken e kampionatit gjerman Borussia Dortmund–Bayern Munich, ndeshje që me shumë gjasa do të influencojë ndjeshëm edhe në rivalitetin e ashpër për titullin në vendin teuton.

Si “verdhezinjtë” ashtu edhe “të kuqtë” zbresin në fushë pas ecurive vërtet shumë të mira, që për rrjedhojë i kanë sjellë edhe deri në këtë pikë. Kështu Dortmundi numëron 9 fitore në 10 sfidat e fundit, por gjithsesi diferencën e ka bërë padyshim sulmuesi i ri norvegjez, 19-vjecari tepër i talentuar Erling Haaland, që u afrua në gjirin e ekipit në muajin janar.

Që tani adoleshenti nordik numëron 10 gola dhe pozicionohet në vendin e 12, vetëm një shkallë poshtë kapitenit të skuadrës Marco Reuss, që vazhon të mbetet jashtë fushave të lojës për arsye dëmtimi. Sidoqoftë në këtë aspekt sulmuesi më i mirë i kampionatit është natyrisht Robert Lewandowski. Futbollisti i përfaqësueses polake vijon të shënojë rregullisht dhe për momentin 31-vjecari nga Varshava numëron 27 gola, afërsisht dyfishin krahasuar me golashënuesin më të mirë të Borussias 20-vjecarin anglez Jadon Sancho, që krenohet me 14 gola dhe 16 asist.

Pavarësisht problemeve në startin e kampionatit drejtuesit patën kurajon për të ndryshuar, duke i besuar ekipin në fillimin e muajit nëntor trajnerit të ri Hans–Dieter–Flick, e për rrjedhojë pas disfatave radhazi me Leverkusenin dhe Gladbahun kampionët në fuqi numërojnë plot 12 fitore në 13 ndeshjet e fundit në kampionat. 55-vjecari Hansi Flick nuk do të ketë sërish në dispozicion emra të rëndësishëm si Coutinho, Sule e Tolisso, ndërsa mesfushori Thiago Alcantara është në dyshim për shkak të problemeve fizike. Në krahun tjetër trajneri Lucien Favre nuk mund të mbështetet dot te lojtarë të tillë si Marco Reus e Nico Schultz, ndërkaq në dyshim mbeten Mats Hummels e Axel Witsel.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bundesliga haaland lewandowski bundesliga haaland lewandowski

Sondazh

Poll