Sport

Detyroi vajzat e kombëtares të kryejnë marrëdhënie me të, FIFA pezullon presidentin e Federatës së…

26 Maj 2020, 09:17 Nga DOSJA
Detyroi vajzat e kombëtares të kryejnë marrëdhënie me

HAITI-Ditën e hënë FIFA ka pezulluar presidentin e Federatës së Haitit, Yves Jean-Bart për shkak se akuzohet për abuzime seksuale. 73 vjeçari, mohon kategorikisht akuzat se ai e ai ka detyruar vajzat e kombëtares të kryejnë marrëdhënie me të. Kjo thuhet se ka ndodhur në qendrën stërvitore të ekipit kombëtar, ku Zhan-Bart i ka kërcënuar vajzat që nëse nuk kryenin marrëdhënie me të, atëherë do e humbnin vendin në kombëtare.

“Në përputhje me nenet 84 dhe 85 të Kodit të Etikës FIFA, dhoma hetimore e Komitetit të pavarur të Etikës ka ndaluar përkohësisht Z. Yves Jean-Bart, President i Federatës së Futbollit Haitik (FHF), nga të gjitha aktivitetet që lidhen me futbollin në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, për një periudhë prej 90 ditësh “, tha FIFA të hënën në një deklaratë.

Policia haitiane ka filluar hetimin për akuzat, të zbuluara së pari në fund të muajit të kaluar, dhe një gjyqtar tashmë ka thirrur disa punonjës të federatës për t’iu përgjigjur pyetjeve.Shumë shpejt pritet të merret një vendim përfundimtar për presidentin në fjalë, por si fillim ai është pezulluar për 90 ditë nga çdo aktivitet futbollistik.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fifa presidenti i haitit yves jean-bart fifa presidenti i haitit yves jean-bart

Sondazh

Poll