Sport

Trajneri i Kosovës flet për spekulimet që lidhin Rashicën me Napolin: Ia vlen për Serie A

25 Maj 2020, 21:40 Nga DOSJA
Trajneri i Kosovës flet për spekulimet që lidhin Rashicën me

Trajneri i Kosovës, Challandes, së fundmi ka folur në “Radio Marte”, ku ka folur për disa nga lojtarët e përfaqësueses kosove dhe sidomos Milot Rashicën.

“Rashica është një sulmues i fortë dhe i shpejtë, por sidomos punon shumë për skuadrën edhe në fazën mbrojtëse. Me Werderin ka vështirësi, sepse për momentin luan në mënyrë mbrojtëse si skuadër, duke parë krizën, por në një ekip që luan mirë futboll mund të tregojë të gjithë vlerën e tij”, ka deklaruar tekniku.

“Mendoj se pas këtij sezoni do të ketë oferta dhe Italia është një destinacion ideal. Nuk kam lajme rreth ofertës së Napolit, por nuk do të çuditesha nëse do të ekzistonte një e tillë. Ai ka aftësitë për të shënuar dhe të bëjë të shënojë, siç duhet në Serinë A”, ka shtuar më tej Challandes.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll hallandes rashica futboll hallandes rashica

Sondazh

Poll