Sport

“Si arrin të flesh si bebe para finales?”, legjenda Gullit rikthen momentin e tij me trajnerin Ancelotti

24 Maj 2020, 16:23 Nga DOSJA
“Si arrin të flesh si bebe para finales?”, legjenda Gullit

Nga finalja e Milanit në Kupën e Kampionëve kundër Steaua Bukurestit kanë kaluar tri dekada, por kujtimet mbeten. Rud Gullit, protagonist absolut i asaj finaleje, ka rikujtuar momentet më të bukura me fanellën e Milanit.

Ai ka dhënë një intervistë për sajtin zyrtar të UEFA-s, ku kaq zbuluar disa detaje fantastike. “Unë personalisht doja vetëm të luaja futboll. Ajo që njerëzit nuk kuptonin ishte se për mua nuk kishte rëndësi kundërshtari. Pra, Juventus, Brescia, Real Madrid apo kushdoqoftë, isha i njëjti, doja të zbavitesha dhe kaq”.

“Ishim përpara ndeshjes me Realin dhe Ancelotti të nesërmen më tha: ‘Të pashë që fjete si bebe. Si arrin ta bësh, unë nuk vura një sy gjumë duke menduar. Janë të fortë shumë’. Iu ktheva: ‘Carlo, çfarë ke që shqetësohesh? Jemi shumë më të fortë ne, tani më lë të fle dhe pak”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ancelotti gullit milan ancelotti gullit milan

Sondazh

Poll

Sport 24 Maj 2020, 09:33

BRAZIL–Ish-mbrojtësi i Sao Paulos, Flavio Donizete, nëpërmjet një rrëfimi tronditës ka zbuluar që varësia e tij ndaj drogës e shtyu drejt shitjes së medal...