Sport

Dalin rezultatet e testeve të dyta, klubet angleze kanë dy lojtarë të infektuar me COVID-19

23 Maj 2020, 21:00 Nga DOSJA
Dalin rezultatet e testeve të dyta, klubet angleze kanë dy

Premier League aktualisht po kryen testimet sipas protokollit, meqë lojtarët po bëhen gati për t’u rikthyer në fushat e blerta. Koronavirusi nuk është ende betejë e fituar në Angli, por po bëhen përpjekjet maksimale që futbolli të vijojë.

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se për momentin janë dy futbollistë të Premier League me koronavirus. Ata kanë rezultuar pozitivë në testet e skuadrave respektive dhe janë në karantinë.

Këto rezultate kanë dalë pas raundit të dytë të testimeve. Dy rastet në fjalë janë nga dy skuadra të ndryshme. Deri tani janë testuar 996 persona, duke përfshirë edhe stafet.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus premier league teste coronavirus premier league teste

Sondazh

Poll