Sport

Zgjidhet problemi i Vllaznisë, lojtarëve u premtohen pagat dhe rikthehet stërvitja

24 Maj 2020, 15:10 Nga DOSJA
Zgjidhet problemi i Vllaznisë, lojtarëve u premtohen pagat dhe

Futbollistët e Vllaznisë nuk pranuan të dilnin në stërvitje, pasi kanë që prej muajit janar pa u paguar. Sportistët janë mbështetur dhe nga Sindikata e Futbollistëve që drejtohet nga ish-mbrojtësi i Shqipërisë, Andi Lila.

Kuqeblutë kanë patur takime dhe me kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi, që i ka shpjeguar se është problem procedurial. Futbollistët nuk kanë pranuar asnjë justifikim, por duan vetëm zgjidhje.

Një marrëveshje e tillë duket se është arritur, pasi klubi doli me njoftim zyrtar se kuqeblutë do të rikthehen në stërvitje ditën e hënë në orën 09:00. Presidentja Voltana Ademi u ka premtuar futbollistëve se do të paguhen deri më 3 qershor.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bashkia pagat vllaznia bashkia pagat vllaznia

Sondazh

Poll

Sport 24 Maj 2020, 09:33

BRAZIL–Ish-mbrojtësi i Sao Paulos, Flavio Donizete, nëpërmjet një rrëfimi tronditës ka zbuluar që varësia e tij ndaj drogës e shtyu drejt shitjes së medal...