Sport

Çështja e taksave, Messi mund të ishte larguar nga Barcelona

24 Maj 2020, 15:58 Nga DOSJA
Çështja e taksave, Messi mund të ishte larguar nga Barcelona

SPANJË-Lionel Messi, futbollisti më i rëndësishëm i Barcelonës ka rrëfyer se ishte gati për t’u larguar nga skuadra, për shkak të gjyqit të tij në Spanjë për shmangie nga taksat. “Në atë kohë, me akuzat nga ana e Thesarit të shtetit, unë isha gati të largohesha, – u shpreh argjentinasi, – jo sepse doja të ikja nga Barça, por sepse doja të ikja nga Spanja”. Në vitin 2016 shpërtheu çështja e taksave, ai dhe babai i tij  u shpallën fajtorë për 4.1 milionë euro mashtrim tatimor, midis viteve 2007-2009. Diçka e tillë e bëri të ndihej i trajtuar keq dhe Messi tregohet i sinqertë në një rrëfim për mediat spanjolle.

Ja ç’na qenka! Kur dyshohesh se nuk ke paguar detyrimet për shoqërinë (që shteti e përfaqëson, në këtë rast), atëherë prekesh dhe je gati të largohesh nga ajo që e quan “familja jote”. Gjyqi i dha dënim me burg 21-mujor, pasi e shpalli fajtor, por gjithsesi ligjet ishin shkruar në një mënyrë të tillë që Mesi nuk mund të hynte në burg.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futbollisti argjentinas messi futbollisti argjentinas messi

Sondazh

Poll

Sport 24 Maj 2020, 09:33

BRAZIL–Ish-mbrojtësi i Sao Paulos, Flavio Donizete, nëpërmjet një rrëfimi tronditës ka zbuluar që varësia e tij ndaj drogës e shtyu drejt shitjes së medal...