Sport

24 Maj 2020, 09:33 Nga DOSJA

BRAZILIsh-mbrojtësi i Sao Paulos, Flavio Donizete, nëpërmjet një rrëfimi tronditës ka zbuluar që varësia e tij ndaj drogës e shtyu drejt shitjes së medaljes së tij për ta financuar vesin e tij. Donizete erdhi nga skuadra e Mourmbi si një i ri premtues dhe sezoni i tij i dytë me klubin përkoi me një nga vitet më të suksesshme në historinë e “Tricolor”.

Ish-mbrojtësi luajti pak në vitin 2005 kur Sao Paolo fitoi kampionatin brazilian dhe Copa Libertadores para se të triumfonte ndaj Liverpulit në Kupën e Botës për Klube Sidoqoftë, medalja për të përkujtuar fitoren u sakrifikua për të ushqyer një varësi që e shkatërroi atë.

“E shita për të blerë drogë. E shita për 3500 dollarë tha Donizete për “Globoesporte”. “Kur e shita, erdhën paratë dhe unë i shfrytëzoja thuajse të gjitha për kokainë. Porosia e parë ishte 500 dollarë për kokainë. E përdora për dy ditë. Sa më shumë para që kisha, aq më shumë drogë dëshiroja”, shtoi Donizete.

E.Ç (Dosja.al)

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport flavio donizete sao paolo flavio donizete sao paolo

Sondazh

Poll