Sport

Kumbulla zbulon pikat e forta dhe të dobëta, ka tre mbrojtës të preferuar

24 Maj 2020, 15:27 Nga DOSJA
Kumbulla zbulon pikat e forta dhe të dobëta, ka tre mbrojtës

Marash Kumbulla po kalon vitet më të bukura të jetës. Mbrojtësi shqiptar kërkohet nga disa klube të mëdha italiane dhe jo vetëm. Ai ka dhënë një intervistë së fundmi, ku ka folur për tema të ndryshme.

“Pse zgjodha kombëtaren shqiptare? Sepse e gjithë familja ime është shqiptare. Ndihem shqiptar. Mentaliteti i djemve shqiptarë është çështje stimuluese. Kanë më shumë uri nga jeta e vështirë”.

“Kur luaj, jam shumë i përqendruar. E kuptoj mirë veten kur luaj “PlayStation” ose lojra të tjera me miqtë. Për shembull, nëse ata fitojnë, brohorasin. Nëse humbasin, dëshpërohen. Në vend të kësaj unë kurrë nuk e humb ekuilibrin dhe gjakftohtësinë”.

“Pika ime e dobët është këmba e majtë. Më saktësisht, duhet të përmirësohem duke luajtur me top edhe me të majtën”, është shprehur Kumbulla. Ai ka zbuluar edhe mbrojtësit e tij të preferuar, që janë Van Dijk, Ramos dhe De Vrij.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kumbulla merkato verona kumbulla merkato verona

Sondazh

Poll

Sport 24 Maj 2020, 09:33

BRAZIL–Ish-mbrojtësi i Sao Paulos, Flavio Donizete, nëpërmjet një rrëfimi tronditës ka zbuluar që varësia e tij ndaj drogës e shtyu drejt shitjes së medal...