Aktualitet

Zef Deda bashkohet me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit: Mafia e shembi teatrin, qeveria manipuloi artistët. Çohu o popull!

23 Maj 2020, 15:49 Nga DOSJA
Zef Deda bashkohet me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit: Mafia e shembi

TIRANË- Aktori i njohur, Zef Deda, është bashkuar sot me Aleancën për Mbrotjen e Teatrit gjatë tubimit të mbajtur në Shkodër. Në nisje të fjalës së tij, Deda puthi godinën e Teatrit “Migjeni” dhe tha se nuk duhet lënë që arti dhe kultura të rrënohen.

Po të ishim dhe ne, ju artista shkodranë, po të ishim të gjithë, nuk do e shembin dot Teatrin Kombëtar. Janë super komunista, nuk duan artin, nuk duan kulturën. Ajo është një mafie dhe po e shkatërron këtë vend. Por jo, nuk do ta lejojmë këtë gjë”, u shpreh Deda.

Më tej ai u shpreh se qeveria ka manipuluan artista të mëdhenj dhe tha se qeveria është një mafie dhe nuk e do artin. “Manipuluan shumë artista, manipuluan shumë figura të mëdha, deri këtu arriti kjo mafie. Çohu o popull, çohu ta mbrojmë artin dhe kulturën. Rroftë teatri”, shtoi më tej Deda.

Aleanca për Mbrotjen e Teatrit Kombëtar  ka zhvilluar sot një tubim në Shkodër. Ata janë mbështetur nga qytetarë dhe aktorë të Teatrit “Migjeni”. Qytetarët e Shkodrës kanë firmosur dhe peticionin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe siç ishte.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleanca per mbrojtjen e teatrit amt në shkodër zef deda aleanca per mbrojtjen e teatrit amt në shkodër zef deda

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Maj 2020, 15:13

TIRANË- Reforma në Drejtësi, ditët e fundit, ka marrë një goditje të rëndë. Një prej anëtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), Luan Daci, ka...