Aktualitet

AMT në Shkodër, mblidhen firmat për rindërtimin e TK. Zef Deda i bashkohet protestës: Artistët u manipuluan nga qeveria

Aleanca për Mbrotjen e Teatrit Kombëtar ka zhvilluar sot një tubim në Shkodër. Ata janë mbështetur nga qytetarë dhe aktorë të Teatrit “Migjeni”. Qytetarët e Shkodrës kanë firmosur dhe peticionin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe siç ishte.
Featured image of article: AMT në Shkodër, mblidhen firmat për rindërtimin e TK. Zef Deda i bashkohet protestës: Artistët u manipuluan nga qeveria Pamje nga protesta e AMT në Shkodër
Përditësuar:

SHKODËR-  Sot Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka zhvilluar protestën e radhës në qytetin e Shkodrës për shembjen e Teatrit Kombëtar. Nën logon “Demokracia nuk është dhuratë, demokracia është kusht”, AMT u bëri thirrje qytetarëve që të bashkoheshin në protestë. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për gati një orë qytetarët i janë bashkuar protestës para teatrit “Migjeni” dhe kanë firmosur për rindërtimin e Teatrit Kombëtar, në vendin ku ishte dhe siç ishte. Shumë artistë shkodranë janë bashkuar në këtë protestë, ku mes tyre ishte dhe aktori i njohur Zef Deda dhe aktorët e tjerë të Teatrit “Migjeni”

Një ditë me parë Aleanca ishte në Durrës përpara Pallatit të Kulturës, ku zhvilloi një tubim sensibilizues dhe u mblodhën firma për peticionin për rindërtimin e teatrit. Ndërkohë në Tiranë janë zhvilluar tre protesta të njëpasnjëshme për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në këto protesta ka pasur dhunë si edhe janë proceduar me dhjetëra persona. Kërkesa e AMT, e cila mbështet edhe nga opozita është që teatri të ndërtohej atje ku ishte dhe sipas të njëjtit projekt.
(J.V. A.B. Dosja.al)

  • 21:33

    FOTOLAJM/ Zef Deda puth murin e Teatrit “Migjeni”: Nuk ka forcë në botë që mund ta luajë themelin e saj

    Aktori i njohur i humorit shkodran, ka reaguar sot kundër vendimit të qevirisë për të shembur Teatrin Kombëtar. Deda është bashkuar në tubimin e Aleancës për Mbrotjen e Teatrit para Teatrit “Migjeni” në Shkodër.

    Zef Deda duke puthur Teatrin “Migjeni”

    Para se të merrte fjalën, ku dënoi aktin e qeverisë që e quajti një “mafie moniste dhe kanabiste”, Deda puthi murin e Teatrit “Migjeni” dhe tha se “nuk ka forcë në botë të luajë themelin e saj”.

  • 19:14

    “Iu shoftë fara Edi Ramës!”, aktorja Rita Gjeka: Është frikacak, teatri u shemb pa firmën e tij

    Aktorja Rita Gjeka, e cila është dhe drejtoresha e Teatrit “Migjeni”, ka dalë sot në mbështetje të protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Në një fjalë të mbajtur gjatë tubimit të Aleancës për Mbrotjen e Teatrit, Gjeka tha se Edi Rama është një frikacak, pasi nuk ka fismosur në asnjë dokument për shembjen e TK.

    Rita Gjeka, aktore

    “Ju falenderoj që keni ardhur për të mbrojtur një kauzë që ka të bëjë me shpirtin e njeriut. Falenderoj ata që mbrojtën Teatrin edhe për ne për 2 vite e gjysmë kur ne hanim e pinim në shtëpitë tona. Edi Rama që duket si i zoti është burri më burracak. Tetari është prish pa firmën e tij por vetëm me udhëzimet e tij, ai e di se i ka me i ardh marre nesër prej fëmijëve të vet me thënë që kam prish Teatrin. Iu shoftë fara Edi Ramës!”, tha Gjeka.

  • 18:14

    Edmond Budina tregon mesazhin e komisar Katanin: Më tha ‘shembja e teatrit është një turp’

    Aktori Edmond Budina në fjalën e tij para qytetarëve në Shkodër ku u mblodhën firma për ridnërtimin e Teatrit Kombëtar, ka dënuar edhe njëherë aktin e shembjes së godinës.

    Edmond Budina, aktor

    Në fjalën e tij ai zbuloi dhe një mesazh që ka marrë nga aktori i njohur italian Mikele Plaçido, që njihet për rolin e tij si komisar Katani.

    Kam folur me komisar Katanin (Mikele Plaçido) dhe më tha se shembje teatrit është një turp i madh që ka ndodhur. Në botë teatrot e vjetër i ruajnë dhe nuk u vrasin natën”, u shpreh Budina.

  • 17:49

    Zef Deda bashkohet me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit: Mafia e shembi teatrin, qeveria manipuloi artistët. Çohu o popull!

    Aktori i njohur, Zef Deda, është bashkuar sot me Aleancën për Mbrotjen e Teatrit gjatë tubimit të mbajtur në Shkodër. Në nisje të fjalës së tij, Deda puthi godinën e Teatrit “Migjeni” dhe tha se nuk duhet lënë që arti dhe kultura të rrënohen.

    Po të ishim dhe ne, ju artista shkodranë, po të ishim të gjithë, nuk do e shembin dot Teatrin Kombëtar. Janë super komunista, nuk duan artin, nuk duan kulturën. Ajo është një mafie dhe po e shkatërron këtë vend. Por jo, nuk do ta lejojmë këtë gjë”, u shpreh Deda.

    Më tej ai u shpreh se qeveria ka manipuluan artista të mëdhenj dhe tha se qeveria është një mafie dhe nuk e do artin. “Manipuluan shumë artista, manipuluan shumë figura të mëdha, deri këtu arriti kjo mafie. Çohu o popull, çohu ta mbrojmë artin dhe kulturën. Rroftë teatri”, shtoi më tej Deda.

Shto Koment