Aktualitet

Ia shtron me karkaleca dhe verë të bardhë/ Gazetari tallet me Ramën për karantinën: Vazhdo ti shkruaj në Facebook

23 Maj 2020, 12:44 Nga DOSJA
Ia shtron me karkaleca dhe verë të bardhë/ Gazetari tallet me

Tiranë- Gazetari Klodian Tomorri ka irozniuar kryeministrin Edi Rama për çështjen e karantinës gjatë fundjavës. Në rrjetet sociale, Tomorri ka publikuar një foto, ku shfaqet duke konsumuar fruta deti në një restorant. Nuk mungon as vera e bardhë në tavolinë. Ndoshta gazetari mund të jetë duke e kaluar fundjavën në ndonjë zonë bregdetare.

“Vazhdo shkruaj në fb për karantine ti ,vazhdo“, shprehet ai.

Ky reagim i Tomorrit vjen, pasi kryeministri Edi Rama ka deklaruar se zonat e kuqe gjatë fundjavës do të jenë në karantinë. Duke iu refetuar urdhrit të qeverisë, ditën e sotme ushtrojnë aktivitetin e tyre deri në orën 21:00 dyqanet ushqimore dhe farmacitë. Ndërsa të dielën gjithçka do të jetë mbyllur.  Gjatë fundjavës të moshuarit mund të dalin nga shtëpia deri në orën 10:00, ndërsa pas tyre të drejtë për liridalje kanë prindërit me fëmijë. Po kështu Rama ka dhënë lajmin e mirë  për besimtarët myslimanë, pasi ka deklaruar se nesër do të hapen xhamitë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama kldian tomorri edi rama kldian tomorri

Sondazh

Poll