Aktualitet

Shkoi të lahej në rezervuar, mbytet 13-vjeçari në Prenjas, ra në gropën me ujë

23 Maj 2020, 11:21 Nga DOSJA
Shkoi të lahej në rezervuar, mbytet 13-vjeçari në Prenjas,

PRRENJAS– Ngjarje e rëndë në Prrenjas. Policia bën me dije se ka humbur jetën një 13-vjeçar, i cili kishte shkuar për t’u larë në një rezervuar në ish-minierën e Katjelit.  Sipas Policisë 13-vjeçari ka rëndë aksidentalisht në një gropë me ujë dhe ku ka humbur jetën.

“Më datë 23.05.2020 në fshatin Katjel, Prrenjas shtetasi E.D., 13 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një gropë me ujë, dhe për pasojë ka humbur jetën.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Berat,  ku një fëmijë 4 vjeç ra në konktakt me energjinë elektrike dhe humbi jetën. Fëmija ishte duke luajtur në park, kur preku një prej telave që ushqente dritat e parkut. Për këtë ngjarje janë arrestuar dy punonjësit e Bashkisë Berat dhe janë nën hetim 4 elektricistë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet prrenjas vdes femija ne prrenjas prrenjas vdes femija ne prrenjas

Sondazh

Poll