Aktualitet

Po ndërtonte pa laje dhe hodhi inerte në det, gjobitet me 25 milionë Lekë biznesmeni në Himarë

23 Maj 2020, 14:28 Nga DOSJA
Po ndërtonte pa laje dhe hodhi inerte në det, gjobitet me 25

HIMARË- Një biznesmen në Himarë është gjobitur sot nga Policia dhe Inspektorati për Mbrojtjen e Territorit, pasi kishte ndërtuar pa leje dhe ka hedhur inderte në det. Në një njoftim për mediat Policia e Himarës bën me dije se biznesemeni ka marrë gjobë 2 milionë e 500 mijë lekë shtetasi A.K., pasi ky i fundit po sistemonte plazhin duke hedhur inerte dhe mbeturina teksa po ndërtonte pa leje dhe një objekt me dërrasa në plazh.

“Gjobitet një tjetër subjekt në shkelje në zonën e Drymadës, Himarë. Aksioni nga Policia e Himarës në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit (IKMT). Subjekti privat, një resort në pronësi të shtetasit A.K, ka bërë ndërhyrje të paligjshme në sistemimin e plazhit bregdetar duke hedhur mbeturina dhe inerte, si dhe ka ndërhyrë duke rindërtuar me dërrasa një objekt në plazh, pa leje nga autoritetet. Në vijim të veprimeve, Komisariati i Policisë Himarë ka nisur procedimin penal ndaj pronarit të subjektit, shtetasit A.K., për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Ndërtim pa leje”.

Po ashtu, IKMT ka ndëshkuar subjektin me masë administrative – gjobë 2.500.000 lekë për veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Për kundravajtjen, IKMT nisi procedurat ligjore duke pezulluar çdo lloj punimi dhe sanksionoi me vendim, subjektin kundravajtës. Policia e Shtetit dhe IKMT u bëjnë thirrje gjithë subjekteve të tregojnë kujdes maksimal në lidhje me pronën publike, pasi në të kundërt do të përballen me pasoja të forta konform ligjit. Policia e Shtetit dhe IKMT ftojnë qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje apo dëmtim të mjedisit, në numrin falas 112 apo Komisariatin Dixhital”, shkruan Policia.

Dosja.al një ditë më parë ka raportuar një rast të ngjashëm, pasi pronari i “Sarajet e Pashiat” në Drimadhe, Artur Bubeqi, kishte ndërhyrë në plazh. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobitet biznesmeni policia himare shkaterrimi i plazhit gjobitet biznesmeni policia himare shkaterrimi i plazhit

Sondazh

Poll