Politike

Deputeti i opozitës i dërgon letër SPAK-ut: Kini guxim! Hetoni politikanët, diku kanë lënë gjurmë për paratë që kanë

23 Maj 2020, 14:49 Nga DOSJA
Deputeti i opozitës i dërgon letër SPAK-ut: Kini guxim! Hetoni

TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Andi Përmeti, i ka dërguar sot një letër të hapur Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Në letrën e tij, Përmeti shkruan se SPAK duhet të hetojë politikanët të cilët, sipas tij kanë shkatërruar vendin në 30 vite.

Ai shton se hetimi është i thjeshtë, pasi duhet tu kërkohet llogari politikanëve për pasurinë që kanë krijuar në 30 vite, dhe a e justifikojnë dot me rrogën që kanë marrë. “Kini guxim! Sado ti kene fshehur, sado ti kene pastruar leket e fituara, kane vjedhur, rrembyer dhe perlare kaq shume leke te taksapaguesve shqiptare nder vite, sa diku do kene lene gjurme, diku do ti kene shpetuar pa i fshehur”, shkruan Përmeti.

REAGIMI I PLOTË

Leter e hapur per SPAK ne 28 vjetorin e vrasjes se Giovanni Falcone. “Ndiq leket dhe do te gjesh mafian”, Giovanni Falcone. Sa e thjeshte po pate guxim dhe do drejtesi! Fillo hetimin kryesisht per kedo politikan qe ka 30 vite qe shkaterron kete vend. Hetimi eshte i thjeshte. Rroga dhe te ardhurat e deklaruara qe kane: 1. Politikani 2. Gruaja/burri 3. Femijet 4. Nusja/dhendri i politikanit. 5. Familjaret e politikanit deri te kushurinjte e pare 6. Familjaret e gruas/burrit te politikanit deri te kushurinjte e pare.

Heto a i justifikojne te gjithe keta persona me rrogat dhe te ardhurat nder vite: 1. Shtepite. 2. Vilat. 3. Tokat. 4. Makinat luksoze. 5. Llogarite bankare. 6. Aksionet neper kompani dhe bizneset e ndryshme. 7. Pagesat me qindra mijera euro per shkollimim e femijeve neper bote. 8. Pushimet perrallore te tyre dhe te femijeve te tyre. 9. Shpenzimet mujore per shofere/shoqerues/zyra. 10. Kredite qe kane marre dhe menyren si i kane lare. 11. Investimet e vogla ne bashkepunim me bizneset qe me pas i jane shumfishuar nga fitimet.

Kini guxim! Sado ti kene fshehur, sado ti kene pastruar leket e fituara, kane vjedhur, rrembyer dhe perlare kaq shume leke te taksapaguesve shqiptare nder vite, sa diku do kene lene gjurme, diku do ti kene shpetuar pa i fshehur. Mos u genjeni nga deklarimi i pasurise. Hetoni vet ne e doni kete vend, ne doni drejtesine por mbi te gjitha nese nuk jeni dhe ju njesoj si ata. Shqipetaret presin shume nga ju.

Letra e Përmetit është dërguar në 28-vjetorin e ekzekutimit në Palermo të prokurorit Giovanni Falcone nga klani i Cosa Nostra-s.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike andi përmeti dosjet e spak giovanni falcone andi përmeti dosjet e spak giovanni falcone

Sondazh

Poll