Aktualitet

Kamata e dritave, FSHU: Përfituan 65 mijë abonente, vijon procesi i faljes deri në qershor 2020

23 Maj 2020, 11:11 Nga DOSJA
Kamata e dritave, FSHU: Përfituan 65 mijë abonente, vijon procesi i

Tiranë-Shoqëria Furnizuesi i Shërbimit Universal sh.a, pjesë OSHEE Group ka njoftuar së fundmi se deri më tani kanë përfituar falje të kamatës dhe uljet të kësteve  rreth 66 mijë abonente. Sipas FSHU-së procesi i faljes do të vijojë deri në qershor të 2020.

Njoftimi i plotë:

Shoqëria Furnizuesi i Shërbimit Universal sh.a, pjesë OSHEE Group, vijon normalisht punen përmes zyrave të Kujdesit ndaj Klientit.  Sherbimi ofrohet çdo ditë nga ora 08:00 deri ne 20:00, ne te 85 qendrat #KNK ne rang vendi. Perveç pageses së faturave te energjise elektrike, marrjes se ankeses dhe pritjes se kerkeses per sherbime te ndryshme, #FSHU po ndjek me vemendje edhe procesin e paketes lehtesuese: faljen e kamatevoneses per kategorite familjar, pensionist, invalid dhe biznes i vogel. Deri tani kanë perfituar falje të kamatës dhe ulje të kësteve, rreth 66 mijë abonente me aktmarreveshje, me vlerë 40 milionë dollare. Mundesi per falje kamate kane edhe abonentet debitore, por qe nuk kane lidhur akm me FSHU.  Kjo kategori ka afat deri ne fund qershori 2020 per te perfituar nga kestet e reja dhe falja e kamates.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet falja e kamatës së dritave oshee falja e kamatës së dritave oshee

Sondazh

Poll