Aktualitet

“Virusi qarkullon ende”/ Silva Bino: Bëni kujdes, duhet të presim dy javë për të parë nëse ka të infektuar nga prote

23 Maj 2020, 10:38 Nga DOSJA
“Virusi qarkullon ende”/ Silva Bino: Bëni kujdes, duhet të

Tiranë-Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino ka deklaruar se piku i koronavirusit ka kaluar.  Bino gjatë një interviste për “News 24” ajo theksoi se virusi ende nuk është larguar nga vendi dhe se njerëzit duhet të respektojnë masat.

“Duhet të presim dy javët në vijim. Kjo nuk ka lidhje me politikën por me njerëzit, ata duhet të kuptojnë që periudha e inkubacionit të virusit zgjat deri në 14 ditë, prandaj edhe ne duhet të presim rezultatet e pas dy javëve për të kuptuar si ka ndikuar ky grumbullim”, u shpreh ajo.

Kjo deklaratë e Silva Binos vjen në një kohë kur kurba e COVID-19 pëson luhatje çdo ditë. Gjatë orëve të fundit janë konfirmuar me COVID-19 8 persona. Harta është zgjeruar me 5 raste në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë.  Ndërkohë janë shëruar 79% e të infektuarve dhe në spitale janë të shtuar vetëm 16 pacientë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet silva bino viktimat e covid ne shqiperi silva bino viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll