Aktualitet

Doli të mblidhte bimë medicinale që t’i shiste, zhduket prej 5 ditësh 18-vjeçari në Dibër, shoqërohej nga dy persona

23 Maj 2020, 10:14 Nga DOSJA
Doli të mblidhte bimë medicinale që t’i shiste, zhduket

DIBËR– I zhdukur prej 5 ditësh, një 18-vjeçar nga fshati Dypjakë i Dibrës, Ardian Pali ka humbur kontaktet me familjen e tij. Mësohet se i riu ishte ngjitur në malin e Korabit për të mbledhur bimë medicinale për t’i shitur  në mënyrë që të siguronte të ardhura ekonomike.

Por ai nuk është rikthyer në shtëpinë e tij prej 5 ditësh, duke shqetësuar familjarët. Familja e tij ka bërë denoncim në polici për zhdukjen e Ardian Palit, ndërkohë që edhe vet kanë nisur të kërkojnë për 18-vjeçarin. Ndërkohë mësohet se ai shoqërohej nga dy persona të tjerë në  mal.

I riu mendohet të ketë qenë duke mbledhur lule nga ana e Maqedonisë së Veriut në vendin e  quajtur “Përroi i thellë ” afër Rekës së Epërme, Tanushë.

Prandaj të  gjendur në këtë situatë familjarët kërkojnë ndihmën e autoriteteve për të kërkuar nga ajri, pasi terreni është shumë i madh dhe i vështirë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian pali diber humbet 18-vjeçari ne diber ardian pali diber humbet 18-vjeçari ne diber

Sondazh

Poll