Aktualitet

E RËNDË! Tentohet të rrëmbehet një 4-vjeçare në Korçë, si iu mor nënës nga duart. Autori 18-vjeçar me probleme të s

23 Maj 2020, 09:42 Nga DOSJA
E RËNDË! Tentohet të rrëmbehet një 4-vjeçare

KORÇË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Korçë, ku është tentuar që të rrëmbehet një fëmijë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një vajzë 4-vjeçare është marrë me forcë nga një person, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Mbrëmjen e djeshme, 18-vjeçari ka shkuar në lagjen nr.17 të qytetit dhe ka marrë me forcë të miturën nga duart e nënës, por fatmirësisht është kapur në kohë nga banorët e tjerë të lagjes.

Menjëherë banorët e zonës që i erdhën në ndihmë nënës për të voglën dhe më pas kanë ndjekur me vrap agresorin deri në momentin që e kanë kapur. Më pas, ata kanë lajmëruar policinë, e cila ka vënë në pranga të riut.

Aktualisht ai ndodhet në Komisariat, ky edhe po jep dëshminë lidhur me ngjarjen. Ndërkohë që Policia ende nuk ka dhënë një njoftim zyrtar lidhur me dinamikën e rastit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet korce rrembim ne korce korce rrembim ne korce

Sondazh

Poll