Aktualitet

“E dua nipin gjallë”/ Mes lotësh përcillet në banesën e fundit 4-vjeçari që e zuri korenti në Berat, familjarët vë

23 Maj 2020, 09:46 Nga DOSJA
“E dua nipin gjallë”/ Mes lotësh përcillet në

Berat- Ditën e sotme është përcjellë për në banesën e fundit, 4-vjeçari, të cilin e zuri korenti në një park në Berat. Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë dhjetëra persona, familjarë dhe të afërm, të cilët vunë  “kujën”. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme të publikuara nga Dosja.al nëna e vogëlushit qan dhe në fytyrat familjarëve  shfaqet dukshëm dëshpërimi. Ndërkohë edhe tezja e tij qan dhe bërtet për humbjen e nipit. “E dua gjallë nipin”, shprehet ajo.


Ngjara e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm në Berat, ku një fëmijë 4 vjeç ra në konktakt me energjinë elektrike dhe humbi jetën. Fëmija ishte duke luajtur në park, kur preku një prej telave që ushqente dritat e parkut. Për këtë ngjarje janë arrestuar dy punonjësit e Bashkisë Berat dhe janë nën hetim 4 elektricistë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet femija bie ne kontakt me energjine vdes femija ne berat femija bie ne kontakt me energjine vdes femija ne berat

Sondazh

Poll