Dorëheqja e drejtorit të Kadastrës në Vlorë/Mit’hat Havari: Të ngrihet një task-forcë, por qeveria ka frikë se dalin
23 Maj 2020, 11:01Nga DOSJA
Tiranë-Mit’hat Havari ka reaguar për dorëheqjen e drejtorit të Hipotekës së Vlorës, Bilbil Aliaj. Në një postim në Facebook, Havari thekson se qeveria duhet të ngrejë një task-forcë në Vlorë, e cila duhet të mbrojë zyrtarët dhe të sulmojë grupet kriminale. Sipas tij këta të fundit duan të “rrëmbejnë” pronat në bregdetin e Vlorës. Havari thekson më tej se qeveria Rama hesht, pasi ka frikë se dalin në skenë personazhe që kanë blerë dhe uzurpuar territore në gadishullin e Karaburunit.
“Po perse hesht “shteti ligjor”?, ka frike nga krimi , ka frike se dalin ne skene personazhe qe kane blere apo uzurpuar teritore ne gadishullin e Karaburunit ?. Per mua eshte e qarte, nuk egziston nje shtet ligjor , nese egziston , eshte per te ushtruar dhune ndaj artisteve dhe intelektualeve ne kryeqytet!”, shprehet ndër të tjera.
Reagimi i plotë:
Brenda nje kohe te shkurter u vetlargua dhe drejtori i peste i kadastres se Vlores Bilbil Aliaj. Media sqaron se shkaku i ketyre vetlargimeve jane konfliktet e pronave ne bregdet Ç’duhet te beje nje qeverri ne keto raste? Duhet te ngreje nje task force te kompletuar me specialiste te fushes te mbrojtur nga nje force speciale antikrim e perbere prej me shume se 30 personash. Kjo taskeforce duhet te instalohet ne Vlore non stop derisa te mbyllet perfundimisht ajo afere korruptive mafioze ne te cilen mund te jene te perfshire dhe grykesa te politikes se degjeneruar Shqiptare , perveç botes se krimit qe eshte ne fushen e tij . Po perse hesht “shteti ligjor”?, ka frike nga krimi , ka frike se dalin ne skene personazhe qe kane blere apo uzurpuar teritore ne gadishullin e Karaburunit ?. Per mua eshte e qarte , nuk egziston nje shtet ligjor , nese egziston , eshte per te ushtruar dhune ndaj artisteve dhe intelektualeve ne kryeqytet !
Një ditë më parë dha dorëheqjen Bilbil Aliaj, drejtori i Hipotekës së Vlorës, 3 muaj pasi mori detyrën. Mesa duket edhe Aliaj nuk mundi t’i jepte fund konfliktit të pronave në Vlorë, që kanë nisur që në vitin 2013. Përpara se të merrte këtë detyrë, Aliaj mbante postin e zv.drejtorit të dytë në këtë institucion.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë-Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino ka deklaruar se piku i koronavirusit ka kaluar. Bino gjatë një interviste për “News 24” ajo t...
Tiranë- Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, i cili është gjithashtu njëri nga aksionerët e kompanisë “Air Albania” ka deklaruar se shitblerja e kompanis...
DIBËR– I zhdukur prej 5 ditësh, një 18-vjeçar nga fshati Dypjakë i Dibrës, Ardian Pali ka humbur kontaktet me familjen e tij. Mësohet se i riu ishte...
Tiranë- Qytetarët e Tiranës nuk i binden urdhrit të qeverisë për COVID-19. Sot lejohen për të dalë nga banesat vetëm pesionistët dhe nënat me fëmijë. Por në fak...
TIRANË– Më 17 maj u shemb godina e Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Fotografitë, sendet me vlerë dhe shumë libra që...
Berat- Ditën e sotme është përcjellë për në banesën e fundit, 4-vjeçari, të cilin e zuri korenti në një park në Berat. Në ceremoninë e varrimit kanë marr...
ITALI– Dita e sotme shënon 28 vjetorin e vrasjes së magjistratit italian, Giovanni Falcone. Më 23 maj 1992, në moshën 53-vjeçare Falcone u vra bashkë me ...
Shqipëri– Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit, pas testimit të 200 qytetarëve, kanë rezultuar pozitivë vetëm 8 pr...
Tiranë- Mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të mos përdorin doreza në këtë kohë pandemie, pas nuk janë të nevojshme. Në një reagim...