DASH e futi në listën e zezë pasi i ati iu arrestuar/ Zyrtare! Dokumenti i lirimit nga detyra i zv.ministres Lorena Haxhiu
23 Maj 2020, 05:55Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka firmosur lirimin nga detyra të zv.ministres së Arsimit, Lorena Haxhiu pasi babai i saj u arrestua nga Policia e Shtetit dhe partnerët amerikanë.
Lirimi i saj nga detyra është bërë më datë 20 majit të këtij viti dhe është botuar në fletoren zyrtare, dy ditë më pas.
Dosja.al, raportoi e para se familja e Haxhiut, është futur në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe se i është ndaluar hyrja për në SHBA.
Burime ekskluzive për Dosja.al, bëjnë me dije se shkak për këtë gjë është bërë përfshirja e babait të zv/ministres Haxhiu, Eduart Haxhiu, në grupin e strukturuar kriminal, që u shkatërrua para pak ditësh dhe që merrej me falsfikimin e vizave.
Pikërisht 52-vjeçari, Eduart Haxhiu, ka qenë një nga të arrestuarit, dhe pjesë e grupit që kalonte klandestinë me viza false drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Anglisë.
Aktualisht, Haxhiu, banues në Tiranë, është nën masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, pas vënies në pranga në kuadër të operacionit “Crystal Eagle”.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Edhe pse gjithmonë e me raste më të pakta, koronavirusi është ende prezent në vendin tonë. Si masë parandaluese për përhapjen e pandemisë, edhe kët...
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka publikuar udhëzimin për lëvizjen e mjeteve dhe njerëzve për këtë fundjavë. Për shkak të pandemisë së koronavirusi...
GJERMANI– Shembja e Teatrit Kombëtar ka qenë një nga kryefjalët e mediave ku nuk kanë munguar reagimet nga politikanët intelektualët, artistët jo vetëm shqipëta...
HIMARË– Dosja.al ka siguruar pamjet e masakrës mjedisore që kreu bznesmeni në vijë bregdetare të Drymades. Siç shihet edhe në video, fadroma e futur...
TIRANË– Drejtoresha e Shtëpisë muze “Ismail Kadare”, Ana Shkreli ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se vajza e zv.minist...
TIRANË– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka mbledhur protestën e tretë pasditen e sotme. Anëtarë të Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit, Aktorë, aktivistë dhe ...
BRITANI E MADHE- Vladimir Bardoshi është dënuar me 9 vite burg, pasi është shpallur fajtor për trafikun e qënieve njerëzore. Shqiptari ishte anëtari i tretë i n...
TIRANË- Gazetari Alfred Lela, që uli pantallonat mbrëmë në “Real Story”, për t’i treguar kryeministrit Rama shenjat e dhunës së ushtruar nga Policia është ...
TIRANË– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të mblidhet pasditen e sotme për të mbajtur protestën e tretë brenda 6 ditëve nga prishja e godinës. Pas n...