Aktualitet

12 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, shërohen 79% e të prekurve

22 Maj 2020, 06:13 Nga DOSJA
12 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit,

Shqipëri- Gjatë ditëve të fundit kurba e infeksionit në Shqipëri ka pësuar luhatje. Ditën e sotme ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar të infektuar 12 qytetarë, pas testimit të 174 personave të dyshuar. Kështu, numri total i të infektuarve ka shkuar në 981. Sipas MSH-së harta është zgjeruar me 7 raste në Tiranë, 2 në Fier, 2 në Krujë dhe 1 në Durrës. Lajmi i mirë është se për më shumë se 3 javë nuk kemi humbje jete dhe 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar. Aktualisht janë të shtruar 17 pacientë në spital dhe 5 prej tyre janë në terapi intensive.

 

Një ditë më parë në emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN, Skënder Brataj u shpreh se COVID-19 ekziston, duke i kthyer kështu një përgjigje opozitës për situatën e pandemisë. Po kështu ai theksoi se nëse nuk respektohen masat për COVID-19, në fund të muajit mund të ketë një rritje të numrit të të infektuarve.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll