Aktualitet

Ministri Lleshaj rikthen nismën e Tahirit, sërish në aksion efektivet femra, në vijën e parë të protestave pas më shumë

21 Maj 2020, 17:43 Nga DOSJA
Ministri Lleshaj rikthen nismën e Tahirit, sërish në aksion

TIRANË– Ditën e sotme Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dorëzuar sot padi të reja në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Pasi kanë dorëzuar paditë, anëtarët kanë mbajtur edhe një protestë që ka kthyer pas në kohë.

Në protestën e sotme, pas shumë kohësh në rreshtin e parë janë rikthyer efektivet femra. Ndryshe nga protestat e zhvilluara vitet e fundit nga opozita, ku nuk kanë munguar akuzat për dhunë nga ‘blutë’ e vendit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i është kthyer strategjisë së hershme të qeverisë Rama.

NISMA E QEVERISË RAMA

Me ardhjen e opozitës Rama në pushtet në vitin 2013, qeveria e re dhe Ministria e Brendshme, asokohe e drejtuar nga Saimir Tahiri vendosi që mbarëvajtja e tubimeve, të sigurohej nga efektive femra.

Taktika u ndoq për protesta me radhë dhe rezultoi e suksesshme në përplasjet mes turmës dhe efektivëve. Përjashtim bëri rasti i efektives së “Shqiponjave”, Ina Nuhu, e cila pësoi dëmtime në dorë për shkak të një shashke të hedhur nga protestuesit e Astirit.

Mirëpo gjithçka ndryshoi në aksionin e opozitës, e cila sapo kishte djegur mandatet në mars të vitit të shkuar. Në media u bë lajm mungesa e efektiveve femra dhe ‘ringritja’ në detyrë e policëve meshkuj. Ata morën përsipër mbarëvajtjen e protestës në rreshtin e parë “të betejës”, ndërsa femrat janë pozicionuar në zona më pak problematike.

(k.m.f.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e amt para spak robert budina shembet teatri kombetar protesta e amt para spak robert budina shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll