Aktualitet

EMRI/ Zbardhet identiteti i infermieres që doli me të brendshme para pacientëve me COVID-19, bukuroshja merr dhe punë si mod

21 Maj 2020, 18:51 Nga DOSJA
EMRI/ Zbardhet identiteti i infermieres që doli me të brendshme para

RUSI– Ditën e djeshme në media online qarkulluan fotot e një infermiereje ruse e cila po i shërbente pacientëve meshkuj të infektuar me COVID-19 vetëm me të brendshme dhe me veshje mbrojtëse transparente.

Identitet i infermieres është bërë publik nga “The Mirror”. Ajo quhet Nadia, është vetëm 23 vjeç dhe ka marrë shumë mbështetje nga njerëzit online të cilët kërkojnë që të rikthehet në spital dhe të vazhdojë detyrën e saj.

Ndërkohë që infermierja u pezullua nga puna e saj një lajm i mirë vjen për të nga kompania e veshjeve për të brendshme ‘Miss X’. Ata e kerkojne infermieren si modele për veshjet e tyre:

“Ne duam që infermierja të bëhet modele e veshjeve tona të brendshme. Jemi gati t’i dërgojmë kompletin e fundit të produkteve tona dhe në të ardhmen dëshirojmë të bëjmë një kontratë vjetore me të”.

Nadia nga ana tjetër nuk ka dhënë asnjë deklaratë për pezullimin e saj nga puna dhe as për ofertën që ka marrë nga kompania e veshjeve.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet infermiere modele ruse infermiere modele ruse

Sondazh

Poll