Aktualitet

Shembja e Teatrit Kombëtar, prestigjozja BBC: Policia tërhoqi zvarrë qytetarët, godina 81-vjeçare u sheshua e tëra

21 Maj 2020, 19:17 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit Kombëtar, prestigjozja BBC: Policia tërhoqi

BRITANI– Shembja e Teatrit Kombëtar më datë 17 maj si dhe protesta kundër shkatërrimit të tij ishte padyshim kryefjala e mediave në Shqipëri, por jo vetëm, pasi kjo ngjarje ishte në fokus edhe të mediave ndërkombëtare.

Së fundmi është prestigjozja brirtanike, BBC, që i ka kushtuar një kronikë ku paraqitet momentit i shembjes së teatrit rreth orës 4:30 dhe protesta ku shihet dhuna e policëve ndaj qytetarëve.

“Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë ka çuar në përplasje të rënda midis protestuesve dhe policisë. Aktivistë dhe aktorë u tërhoqën zvarrë nga policia teksa godina 81 vjeçare u sheshua e tëra“, shprehet spikeri i BBC.

Mëngjesin e 17 majit u shemb godina e Teatrit Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarrë. Shumë artistë e politikanë u shoqëruan në Komisariat. Opozita, aktivistët dhe artistë kanë zhvilluar dy protesta deri më tani dhe firmosën peticionin ku kërkuarn rindërtimin e Teatrit Kombëtar, në të njëjtin vend dhe ashtu siç ishte.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shembja e teatrit kombëtar shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll