Aktualitet

U kishte premtuar dërgimin në BE, arrestohet 31-vjeçari në Pogradec, po kalonte katër emigrant të paligjshëm

21 Maj 2020, 17:43 Nga DOSJA
U kishte premtuar dërgimin në BE, arrestohet 31-vjeçari në

POGRADEC– Një 31-vjeçar nga Pogradeci është vënë në pranga pasi akuzohet për trafik klandestinësh. Mësohet se i arrestuari është i riu me inicialet I.M., banues në Vorë.

31-vjeçari u vu në pranga nga efektivët e Pogradecit, në lagjen nr.3 të këtij qyteti, teksa po transportonte 4 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, drejt Tiranës me mjetin tip “Benz”.

Kundrejt një pagese, i arrestuari u kishte premtuar të huajve, kalimin për në vendet e Bashkimit Europian.

Tashmë ai do të akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pogradec pogradec

Sondazh

Poll