Bota

Fiton betejën me Covid-19/ Serbia hap kufijtë ditën e nesërme, karantinë ose paraqitje e testit të koronavirusit për ata

21 Maj 2020, 20:42 Nga DOSJA
Fiton betejën me Covid-19/ Serbia hap kufijtë ditën e

SERBI- Ditën e sotme qeveria serbe ka vendosur të hap kufijtë e vendit për të huajt. Megjithatë mediat bëjnë me dije se të gjithë ata që do futen brenda vendit do të paraqesin konfirmimin e testit për koronavirusin e ri ose do t’i nënshtrohen karantinës.

Bëhet me dije se deri më tani, hyrja në Serbi për shtetasit e huaj ishte e mundur vetëm në raste të jashtëzakonshme. Vendimi i marrë ditën e sotme do të hyjë në fuqi të nesërmen. Në kufi, udhëtarët do të marrin vetëm një fletë informuese mbi rreziqet nga pandemia e COVID-19.

Në Serbi kanë humbur jetën 237 njerëz  nga koronavirusi dhe janë infektuar 10,919 persona  që nga fillimi i pandemisë.

Burimi:mia.mk

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne serbi koronavirusi ne serbi

Sondazh

Poll