Bota

Ndodh dhe kjo! Kryebashkiaku në Peru shtiret si i vdekur për t’i shpëtuar arrestimit, pasi theu karantinën

21 Maj 2020, 19:40 Nga DOSJA
Ndodh dhe kjo! Kryebashkiaku në Peru shtiret si i vdekur për t’i

PERU- Pandemia e koronavirusit ka bërë që e gjithë bota të izolohet e ndërkohë për thyerjen e karantinës janë marrë masa të rrepta si arrestim dhe gjoba. Ndërkohë shumë njerëz përpiqen të gjejnë mënyra nga më të ndryshmet për t’i shpëtuar dënimt.

Por rasti i një kryebashkiaku në një qytetet të vogël të Perusë ka qenë i rrallë pasi ai  është shtirur sikur ka vdekur për t’i shpëtuar arrestimit të policisë, duke qenë se është akuzuar se theu karantinën, për të pirë me miqtë.

Jaime Ronaldo Urbina Torres, kryetar bashkie në qytetin Tantara, u fotografua i shtrirë në një arkivol të hapur, në momentin që policët erdhën dhe për ta arrestuar. Megjithatë, policia e ka kuptuar këtë truk dhe e ka arrestuar kryebashkiakun, i cili raportohet se ishte i dehur në ato momente.

Burimi:dailystar

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jaime ronaldo jaime ronaldo

Sondazh

Poll