Aktualitet

Lëvizje të përkohshme dhe miratim lejesh të papaguara/ Mbledhja e KLP, ja çfarë vendimesh u morën sot

21 Maj 2020, 16:07 Nga DOSJA
Lëvizje të përkohshme dhe miratim lejesh të papaguara/

TIRANË– Sot është mbajtur mbledhja plenare e radhës e Këshillit të Lartë të Prokurorisë përmes platformës on-line në kuadër të masave të marra si pasojë e pranisë në vend të pandemisë e shkaktuar nga virusin Covid-19.

Mbledhja është mbajtur në prani të gjithë anëtarëve dhe vëzhgueseve të misioneve ndërkombëtare OPDAT dhe EURALIUS duke marrë edhe vendime për lëvizje të magjistratëve.

Këshilli miratoi përcaktimin e përkohshëm të znj. Rozeta Qirjaqi aktualisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë si drejtuese të institucionit. Ndërsa prokurori në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër Julian Çafka, është emëruar gjithashtu drejtues i këtij institucioni. Prokurorja Ollga Visi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, është caktuar pranë Gjykatës së Apelit. Përkohësisht deri më 21.08.2020, si drejtuese e Prokurorisë së Pogradecit ështe vendosur Dorina Bejko.

Në mbledhjen e sotme, Këshilli miratoi projekt-aktin “ Për miratimin e lejes së pa paguar për arsye familjare për prokuroren Miranda Bushi, e cila ushtron detyrën në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Këshilli vlerësoi se është e mjaftueshme 2 muaj leje e pa paguar nga data 22.05.2020 – 21.07.2020 deri në paraqitjen në detyrë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet keshilli i larte i prokurorise mblidhet klp miranda bushi keshilli i larte i prokurorise mblidhet klp miranda bushi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Maj 2020, 11:44

Tiranë- Operacioni Forca e Ligjit, OFL i ka dërguar ditën e sotme formularin “3 të fortëve”, Taulant Neçaj, Maliq Ibrahimaj dhe Dorian Leci.Taulant Ne&cc...