Aktualitet

U kapën me  412,000 £ kanabis/ Dënohen me 1 vit burg shqiptarët në Zelandën e re, emigrantët: Kishim nevojë për ushqim

21 Maj 2020, 17:06 Nga DOSJA
U kapën me  412,000 £ kanabis/ Dënohen me 1 vit burg

ZELANDË E RE– Dy shqiptarë janë arrestuar pranë Uellingtonit, pasi akuzohen se drejtonin një fabikë kanabisi vlera e së cilës shkonte në 412,000 £.  Mediat e huaja bëjnë me dije se bëhet fjlaë për emigrantwt, Orgito Asllanaj dhe Koi Cunaj të cilët u kapën pasi policia hyri me forcë në vendin ku mbahej lënda narkotike. Mësohet se vendi ishte posaqërisht për kultibimin e drogës pasi nuk mungonte drita ngrohja dhe pajisjet elektrike.

Asllanaj, 29 vjeç dhe Cunaj, 43 vjeç, të dy pa vendbanim të rregullt, pranuan prodhimin e kanabisit dhe të dy u burgosën për një vit nga gjyqtari David Evans në Gjykatën Exeter Croën. Ndërkohë të dy do të deportohen si emigrantë të paligjshëm kur të mbarojnë dënimet. Ndërkohë para gjyakatës emigrantët janë shprehur se kishin nevojë për para pasi kishin nevojë për ushqim dhe strehim. Ata kanë shtuar se nga shitja e drogës do merrnin vetëm paratë e rrugës.

Rendimenti i prodhimit do të ishte midis 13 dhe 41 kg me një vlerë shitjeje me shumicë nga 55,000 deri 165,000 £ dhe vlera e rrugës deri në 412,000.

Burimi: .devonlive news

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koi cunaj orgito asllanaj koi cunaj orgito asllanaj

Sondazh

Poll