Aktualitet

Aksioni i bujshëm me dhjetra të arrestuar në Kukës/ “Shënmëri 2020” i ‘dorëzohet’ SPAK-ut, Gjykata jep masat

21 Maj 2020, 15:49 Nga DOSJA
Aksioni i bujshëm me dhjetra të arrestuar në Kukës/

KUKËS– Gjykata e Kukësit ka vendosur sot masën e sigurisë për 18 personat e arrestuar gjatë operacionit “Shënmëri 2020”. Mësohet se trupa gjykuese, e kryesuar nga Florin Demollari ka vendosur “arrest me burg” për 16 prej tyre; “detyrim paraqitje” për 2 persona; “arrest shtëpie” për 1 tjetër, ndërsa efektivi i Policisë është pezulluar nga detyra.

Gjatë seancës plenare, Prokuroria e Kukësit kërkoi transferimin e çështjes në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Ndërsa avokatja Aurora Guska, e cila mbron disa prej të arrestuarve është shprehur se disa nga klientët e saj nuk kanë rol aktiv në kultimin e lëndëve narkotike, duke shtuar se të tjerë kanë pak ose aspak.

Operacioni anti-kanabis u zhvillua në Kukës, ku u arrestuan 19 persona në Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë dhe Gjirokastër. Të arrestuarit ishin kultivuesit, disa policë dhe mes të prangosurve është dhe vëllai i Fran Tucit, kreut të Bashkisë së Fushë Arrëzit, Arben Tuci. Ndërkohë vijon aksioni në terren për gjendjen e parcelave me kanabis.

Në përgjime për grupin krimial të Kreshnik Murataj, që kultivonte drogë në zonën e Kukësit ka rezultuar se vetë Murataj ka tentuar që të joshte edhe prokuroren e çësjhtjs. F.V, pasi i ishin arrestuar disa anëtarë të bandës së tij.  Në 24 shtator të vitit 2019, Kreshnik Murataj ka telefonuar shtetasin I.V duke i kërkuar që “t’i gjejë një mik prokurores F.V”.  Sipas Abc neës gjatë telefonatës I.V i thotë Kreshnik Muratajt se “F.V është bashkëshortja e F.GJ” dhe se “duhet të bëjë kujdes në biseda për këto gjëra në telefon”.

Gjatë të njëjtës ditë, prokuroria ka interceptuar një telefonatë tjetër, ku sërish Kreshnik Murataj i telefonon një gruaje dhe e pyet nëse e njihte prokuroren F.V, por ajo i thotë se nuk e njihte. Pak më vonë,  në telefonin e Kreshnik Muratajt vjen një telefonatë nga një person i identifikuar si djali i prokurores F.V, i cili i kishte thënë se punonte në një institucion të rendësishëm në Kukës. Prokuroria nuk ka më detaje se çfarë ndodhi mes grupit dhe prokurores në fjalë, por sot u finalizua operacioni.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet “shënmëri 2020” gjykata e kukesit kukes “shënmëri 2020” gjykata e kukesit kukes

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Maj 2020, 11:44

Tiranë- Operacioni Forca e Ligjit, OFL i ka dërguar ditën e sotme formularin “3 të fortëve”, Taulant Neçaj, Maliq Ibrahimaj dhe Dorian Leci.Taulant Ne&cc...