Aktualitet

I premtuan se do të punonte berber por përfundon në kultivimin e drogës/ Arrestohet 28-vjeçari shqiptar, kapet me 50 mijë

21 Maj 2020, 15:09 Nga DOSJA
I premtuan se do të punonte berber por përfundon në kultivimin e

BRITANI- Një shqiptar është arrestuar në Britani pasi është gjetur në një fermë me kanabis, vlera e të cilës shkonte më shumë se 50 mijë paund.

Bëhet fjalë për Gledison Muça, i cili kishte mbërritur në mënyrë të paligjshme në Angli duke iu premtuar punë si berber. Ndërkohë pas arrestimit ai është paraqitur para gjykatës ku prokurorja Stephanie Hollis tha se ai jetonte në rrugën Fitzwilliam.

“Ai është vënë nën presion për të bërë këtë punë”, tha Hollis.  Po ashtu 28-vjeçarit iu gjetën edhe 500 paund cash, të cilat iu dhanë nga punëdhënësit. Ajo shtoi se Muça nuk është personi kryesor në këtë operacion dhe se atij iu bë presion për të kryer kultivimin e lëndës narkotike.

“Ai nuk ishte një person me rëndësi në këtë operacion, dhe se dëshiron të kthehet në Shqipëri sa më shpejt”, u tha në gjykatë. 28-vjeçari Muça u deklarua fajtor për prodhim kanabisi. Gjykatësi Peter Kelson tha se Muca u përfshi në një ndërmarrje “shumë të sofistikuar në rritje të kanabisit”.

Bëhet me dije se gjykata britanike e ka dënuar me 32 muaj burg dhe se është urdhëruar konfiskimi dhe shkatërrimi i  drogës.

Burimi;thestar.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gledison muça gledison muça

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Maj 2020, 11:44

Tiranë- Operacioni Forca e Ligjit, OFL i ka dërguar ditën e sotme formularin “3 të fortëve”, Taulant Neçaj, Maliq Ibrahimaj dhe Dorian Leci.Taulant Ne&cc...