Politike

Veliaj nuk heq dorë nga ‘problematikët’, merr kamionët e biznesmenëve që ndërtojnë kulla e janë arrestuar për evazi

21 Maj 2020, 16:29 Nga DOSJA
Veliaj nuk heq dorë nga ‘problematikët’, merr

TIRANË– Godina e Teatrit Kombëtar është shembur dhe inertet e saj po pastrohen nga një kompani private.

Në një denoncim të publikuar nga zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, shkruan se kamionët që po pastrojnë inertet e mbetura në sheshin e Teatrit Kombëtar janë të dy kompanivë ndërtimi private, me emrin “ARB & Trans 2010” sh.p.k dhe “M.C Inerte sh.p.k.”

Mjetet e këtyre dy kompanive janë kamufluar me logoto e Bashkisë Tiranë dhe kanë funksionuar si mjete të Bashkisë, pa u dhënë asnjë shpjegim në lidhje me këtë çështje, nga vetë kryebashkiaku Erion Veliaj.

Teatri Kombëtar u prish dhe po pastrohet krimi me mjetet e kompanive private nga Veliaj në shkelje të ligjit. Vetë vendimi fantazem i prishjes së Teatrit Kombëtar, parashikon që kompetencen e shëmbjes e ka Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Tiranë. Bashkia nuk ka zhvilluar asnjë tender për të kontraktuar mjete për këtë qellim, që mund të justifikonte prezencen e mjeteve të firmave private. Të cilat mesa duket për qëllime të tjera klienteliste me tenderat që jep Veliaj po zhvillojnë një punë, pa dokumenta, pa tender, pa pagesë të deklaruar! Referuar dokumentave që pasqyrojnë të dhënat e mjeteve rezulton që kamionet janë në pronësi private të 2 kompanive të ndertimit “ARB & Trans 2010” sh.p.k dhe “M.C Inerte “ sh.p.k! Mjetet gjatë punës janë kamufluar me logot e Bashkisë Tiranë duke funksionuar si mjete të Bashkisë. Kryebetonieri Veliaj, që është njësh me kompanitë e ndërtimit duhet të japi llogari para organeve për këtë situate shkelje. Cilën Kullë të rradhes do ju japi këtyre kompanive për ndertim si përgezim për punën e palodhur në shëmbjen e Teatrit Kombëtar?”– shkruan Zhupa teksa publikon edhe fotot e kamionëve ku qartë duken edhe targat.

Dosja.al hetoi më tej, dhe zbuloi se edministratori i një prej kompanive që po punon në emër të Bashkisë Tiranë “ARB & Trans 2010”, është Fatmir Firi, një prej biznesmenëve të cilët ranë në pranga për 30 mln euro evazion fiskal, në kuadër të operacionit “Informaliteti”, në muajin shtator të vitit 2019.

Ndërsa kompania tjetër “Mc Inerte” sh.p.k., është një prej ndërtuesve në Tiranë, që ka bërë komplekse të mëdha, një prej tyre është edhe “Green City”.

Por përveç përfshirjes së biznesmenëve, të cilët kanë pasur problemeve me drejtësinë dhe informalitetin, pse duhej që inertet e Teatrit Kombëtar të hiqen nga dy kompani private, ndërkohë që kjo gjë i takon IKMT-së?

Dhe nëse kjo gjë ishte vërtet e nevojshme, përse kamionët e kompanive private kamuflohen si të Bashkisë Tiranë?

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arb & trans 2010 erion veliaj fatmir firi ina zhupa m.c inerte sh.p.k. teatri kombetar arb & trans 2010 erion veliaj fatmir firi ina zhupa m.c inerte sh.p.k. teatri kombetar

Sondazh

Poll