Aktualitet

30 mln euro evazion fiskal, lirohen nga qelia 9 nga 15 biznesmenët e arrestuar: Me faturat merren punëtorët (DËSHMITË)

Ndërsa masën e sigurisë “20 ditë burg”, gjykata e dha për biznesmenët Ardian Bejko, Vasil Korita, Vangjush Mbriçe dhe Mhill Ndreca, Besnik Pelivani, Fatmir Firi,
Featured image of article: 30 mln euro evazion fiskal, lirohen nga qelia 9 nga 15 biznesmenët e arrestuar: Me faturat merren punëtorët (DËSHMITË) Shpresa Joanidhi

TIRANE-Gjykata penale ka ndryshuar masën e sigurisë për 9 nga 15 biznesmenët e arrestuar në kuadër të operacionit ku u zbulua mashtrimi me 30 mln euro. Mësohet se gjykata ka lënë në “arrest shtëpie” 9 biznesmenët Astrit Lala, Haxhi Sala, Shpresa Joanidhi, Paqsor Buzi, Ilia Dimo, Shkëlqim Prodani, Rabi Kurti, Riza Roshi dhe Rrapo Baduni.

Ndërsa masën e sigurisë “20 ditë burg”, gjykata e dha për biznesmenët Ardian Bejko, Vasil Korita, Vangjush Mbriçe dhe Mhill Ndreca, Besnik Pelivani, Fatmir Firi,

Seanca nisi në orën 11:30 dhe zgjati më shumë se 7 orë. Fillimisht Prokuroria kërkoi burg për 14 nga 15 të arrestuarit. Pas dëshmive dhe bisedës me avokatët, prokurorja Elisabeta Imeraj kërkoi liri për pjesën më të madhe të biznesmenëve. Këta të fundit deklaruan se janë keq nga gjendja shëndetësore ose që kanë të oaktën një familjar të sëmurë.

Pas përfundimit të seancës, trupi gjykues me në krye Ardiana Berën u tërhoq dhe vendosi që të lironte nga qelia 9 prej biznesmenëve dhe në arrest me burg 20 ditë të linte 6 të tjerë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë në burg është edhe bizesmeni i 16-ë, Drilon Bareti. Ky i fundit ka deklaruar përpara autoriteteve se ishte bojaxhi dhe se nuk ka lidhje me mashtrimin.

Dosja.la ka sjellë edhe dëshmitë e biznesmenëve, të cilët deklaruan të gjithë se janë të pafajshëm dhe se kishin punësuar persona të tjerë që merreshin me faturat shit-blerje.

15 biznesmenët u arrestuan më 4 shtator pas urdhrit të Prokurorisë në sajë të operacionit Informaliteti”.

(J.V/F.M/DOSJA.AL)

  • 18:34

    I arrestuar për mashtrim, biznesmeni Rrapo Baduni është vjehrri i polices Ina Nuka, dëshmia: Kam punuar me ndershmëri

    Biznesmeni Rrapo Baduni, i arrestuar si i përfshirë në skemën e evazionit fiskal prej 4 mln eurosh ka dalë sot para gjykatës bashkë me 15 të tjerë. Mësohet se  Baduni ka një djalë që punon pranë repartit Shqiponja, i cili është njëkohësisht edhe burri i polices Ina Nuka që u dëmtua gjatë protestave të opozitës.

    Biznesmeni, pronari i kompanisë “Bani/s” ka kërkuar lirinë para gjykatës pasi është shprehur se ka punuar gjithë jetën me ndershmëri.

    “Më lironi, dua të bashkëpunoj. Unë kam punuar gjithë jetën me ndershmëri,”– mësohet të ketë thënë Baduni.

  • 18:34

    U arrestua për evazion fiskal, biznesmeni Drilon Bareti habit me dëshminë: Unë jam bojaxhi

    Drilon Bareti është biznesmeni i 16-të që ra në pranga ditën e sotme si pjesë e skemës së mashtrimit prej 4 mln eurosh. Fillimisht u raportuar se Bareti ishte administrator i subjektit “E.B.A. NDERTIM shpk”, por ai ka surprizuar me dëshminë e tij.

    Unë jam bojaxhi prej disa vitesh. Gjatë punëve që kam bërë kam takuar një person me iniciale V.S bashkë me një tjetër. Nuk i njihja më parë këta persona, më kanë kërkuar kartën e identitetit,”- mësohet të ketë thënë i arrestuari.

  • 18:34

    “Janë të sëmurë”, Prokuroria ndryshon mendje për 7 biznesmenët e arrestuar për 4 mln euro mashtrim

    Prokuroria e Tiranës ka ndërruar mendje për disa nga biznesmenët e arrestuar për evazion fiskal prej 4 mln eurosh. Drejtuesja e organit të akuzës së Tiranës, Elisabeta Imeraj ka kërkuar që shtatë prej biznesmenëve të arrestuar të lirohen për arsye shëndetësore.

    Imeraj kërkoi qe nga ‘burg pa afat’ biznesmenët Ilia Dimon, Besnik Pelivanin, Vangjush Mbirçen, Paqsor Buzin, Astrit Lalën, Rabi Kurtin të liheshin në 20 ditë burg. Ndërsa për Shpresa Joanidhin kërkoi arrest shtëpie.

    Për tetë të tjerët vlen sërish masa fillestare e kërkuar “burg pa afat”.

  • 18:34

    “Më vjen turp të shkoj në shtëpi”, biznesmeni Bejko lutet në Gjykatë: Do bashkëpunoj me ju, më lironi

    Një nga bisnezmenët e arrestuar si pjesë e skemës së mashtrimit prej 4 mln eurosh ka kërkuar lirinë. Ardian Bejko, pronar i kompania “Babeko Trans” ka dalë sot para gjyatës bashkë me 14 biznesmenët e tjerë që gjithashtu u vunë në pranga për të njëjtën arsye.

    Teksa pret t’i caktohet masa, Bejko ka kërkuar lirinë. Ai është shprehur se i vjen turp të shkojë në shtëpi dhe se është i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë për të zbuluar se kush fshihet pas kësaj skeme.

    “Kërkoj lirimin tim nga qelia. Do bashkëpunoj me ju vetëm më lironi. Bashkë do ta gjejmë se kush fshihet pas kësaj skeme mashtrimi. Po punoj të ushqej familjen, por më vjen turp të shkoj në shtëpi,”- mësohet të jetë shprehur Bejko.

  • 18:34

    “Po më njolloset emri”, biznesmeni i Rugës së Arbrit nxehet në Gjykatë, ofron 60 mijë € për lirinë e tij: Punëtorët s’i njoh

    Paqsor Buzi, pronari i kompaninë G. P. G. COMPANY, që po ndërton rrugën e Arbrit ka dalë sot para Gjykatës për të marrë masën pasi është arrestuar si pjesë e mashtrimit me skemën e TVSH-së.

    Përpara trupit gjykues, Buzi është shprehur se nuk është aspak i përfshirë në këtë evasion fiskal. Ai theksoi se faturat e shit blerjeve shkojnë në kantier dhe se shumë prej punëtorëve nuk i njeh.

    “Kam kërkuar bashkëpunim me autoritetet. Unë ua shpejgova. Fatuat e shitblerjeve shkojnë në kantiere dhe shumicën prej punëtorëve nuk i njoh.

    Kam 3 kantiere të hapura dhe nëse ndonjë prej atyre punëtorëve mund të më njihte si fytyrë atëherë le të më arrestonin. Në asnjë mënyrë nuk do lejoj që emri i të njolloset. Nuk di gjë fare se nga kanë ardhur këto fatura dhe janë shumë të vjetra,”- mësohet të jetë shprehur Buzi.

    Avokati i biznesmenit ka kërkuar lirinë e klientit të tij në këmbin të një garancie pasurore prej 60 mijë eurosh.

  • 18:34

    Flet biznesmenja e “Shpresa Al”:Prita 4 orë në komisariat dhe më arrestuan, fajin e ka një vajzë e re

    Shpresa Joanidhi, administratore e Shpresa Al dhe bashkë- ortake me bashkëshortin e saj, Alfred Joanidhin, ka folur në Gjykatë pasi është arrestuar për evazion fiskal. Joanidhi, ish-kandidate e PD-së për deputete në qarkun e Gjirokastrës është shprehur se ka shkuar vetë në komisariatin e polciisë dhe pas katër orësh pritje është arrestuar.

    Ajo ka treguar më tej se administratore e ‘Shpresa Al” është vënë një vajzë e re dhe përgjegjësinë e mashtrimit ia kaloi kësaj të fundit.

    Shkova vetë në polici. Nuk e dija për cfarë bëhej fjalë. Prita 4 orë dhe më pas më arrestuan pasi mora vesh se më ishte prerë urdhër-arresti. Unë nuk jam administratore. Është një vajzë e re që ka një javë që është emëruar. Ajo merret me faturat e shit-blerjes,”- mësohet të jetë shprehur Shpresa Joanidhi.

Një Koment në “30 mln euro evazion fiskal, lirohen nga qelia 9 nga 15 biznesmenët e arrestuar: Me faturat merren punëtorët (DËSHMITË)

  1. Dmth, gjykata i coi ne shpi, me kerkese te prokurorit pra i bie qe Policia ka arrestuar njerez kot. Ajo fare mire me pare njoftonte Prokurorine e pastaj te bente hetime te thelluara. E pastaj, me autorizime nga gjykata te arrestonin ke te donin. Show i policise qe te shkruhet si rekord "lufte vs evazionit". Abuzues ordinere. Ndaj policise duhet te hapet hetim:Pse arreston njerez kot!?

Shto Koment