Politike

Rama “reflekton”: Teatrin e vjetër do e rindërtojmë siç ishte në vend tjetër, t’jua lëmë fëmijëve tanë histori!

21 Maj 2020, 12:04 Nga DOSJA
Rama “reflekton”: Teatrin e vjetër do e rindërtojmë

TIRANË– Projekti origjinal i Teatrit Kombëtar që u shemb do të riprodhohet 100% nga shteti shqiptar. 5 ditë pas shembjes kryeministri Edi Rama njoftoi në Kuvend se në respekt të historisë por edhe të gjithë atyre që janë lënduar nga shembja, Teatri do të rindërtohet ashtu siç ishte në vend tjetër. Kjo tha ai, nuk është humbje për të dhe fitore për Aleancën, por rikthimi i historisë për fëmijët shqiptarë.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:

Godina e Teatrit kombëtar nuk është fëmija i ligjshëm i autorit italian, por bastard i një marrëdhënie mes autorit dhe autores, që ishte lufta fashiste që duhej ushqyer me para dhe grurin e mbjellë në parqet e Tiranës. Ishte vepër e mbretërisë, po, u nis, u ndërpre nga lufta dhe vepra për këtë arsye kurrë nuk u konsiderua as nga regjimi i vjetër as nga të gjitha ekspertizat si e denjë për t’u futur në listën e monumenteve.

Kam një lajm të mirë por nuk do ua jap të plotë. Meqë godina nuk u ndërtua kurrë dhe meqë ka jo këta, se këta as duan ta dinë për godinën, por ka njerëz që më kanë bërë të reflektoj në këtë situatë për një mangësi për një mungesë boshllëk, apo lëndim.

Ne do ta marrim projektin origjinal motamo dhe do ua rikthejmë, jo aleancës për politikën me teatrin, jo artistëve dhe artistëve politikanë atje, por do ua rikthejmë fëmijëve, si pjesë e një programi më të madh, dhe përputhen gjërat dhe do ta kemi mes nesh, jo atye dhe jo teatër, për më shumë do ta shikoni dhe atëherë do të shikojmë pelegrinazhin te ajo godina.

Do të shkojnë vetëm fëmijët, mësuesit e tyre për t’u mësuar, vizitimin, aktrimin, muzikën dhe për t’u treguar se cfarë ka qenë Tirana më parë. Mbase edhe ndonjë nostalgjik apo ndonjëri prej tyre . Edhe këta kur të marrin vesh se është diku tjetër do të mërziten dhe do të thonë mjaft tani. Ia vlen dhe do ta bëjmë. E vendosim vetë dhe pse? Ne e vendosim dhe jemi zgjedhur që të vendosim, ajo ata që ikën.

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama vijnë disa ditë pas tensionimit të situatës politike në vend me shembjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar. Vendimi u kundërshtua nga aktivistë, opozita dhe artistët por edhe shumë qytetarë që u shpërfillën nga qeveria dhe bashkia Tiranë. Me një aksion të zhvilluar natën, Teatri u shemb dhe në tokën e atij ekzistues pritet të ndërtohet një teatër i ri me vlerë rreth 30 milionë euro. Nuk mungojnë akuzat as për arkitektin Bjarke Ingels dhe kompaninë Fusha Shpk, që ka bërë projektin.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rindertimi i teatrit kombetar seanca plenare 21 maj 2020 edi rama rindertimi i teatrit kombetar seanca plenare 21 maj 2020

Sondazh

Poll