Politike

Fjala e Ramës në Kuvend, Basha i përgjigjet Ramës: Hajdut ordiner, sot je mbreti lakuriq që po të tregojnë me gisht të g

21 Maj 2020, 13:19 Nga DOSJA
Fjala e Ramës në Kuvend, Basha i përgjigjet Ramës: Hajdut

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të Ramës në Kuvend. Në një reagim në mediat sociale, Basha shkruan se Rama e shembi teatrin me dhunë dhe kërkon që të ndërtojë kullat për të pastruar lekët në mes të Tiranës.

Më tej Basha shprehet se Rama është një hajdut ordiner dhe përpiqet të fsheh vjedhjen e tij, duke u fshehur pas ëndrrës së artistëve për një teatër i ri.

Rama e shembi Teatrin Kombëtar me dhunë, kundër ligjit dhe me qëllimin e vetëm që në truallin e tij të ndërtojë kullat duke pastruar lekët e pista në mes të Tiranës.  Si hajdut ordiner ai tani përpiqet të fshehë vjedhjen e tij pas ëndrrës së shumë artistëve për një Teatër të ri.

Kjo grabitje e dhunshme e pasurisë sonë kombëtare është provokim për çdo qytetar që nuk e ka marrë akoma pagën e luftës, për çdo biznes që po falimenton prej dështimeve të Ramës, për çdo të papunë sot në Shqipëri dhe për çdo shqiptar të ndershëm. Si burracak, Rama tani përpiqet tia hedhë fajin kujdo tjetër që të shpëtojë sadopak veten. Por ai është sot mbreti lakuriq që po e tregojnë me gisht të gjithë”, shkruan kreu i PD.

Më herët Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalë të gjatë në Kuvend dhe ka ironizuar kundërshtimin e opozitën për shembjen dhe ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Rama në fjalën e tij u shpreh se Basha nuk e ndalon dot atë të marrë vendime. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha shembet teatri kombetar edi rama lulzim basha shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll