Politike

REPLIKAT/ “Je bërë si Sandër Prosi”, Murrizi debat me Ramën: Mua ti më dukesh Skënderbeu, njëlloj si Elisës, kur je

21 Maj 2020, 12:16 Nga DOSJA
REPLIKAT/ “Je bërë si Sandër Prosi”, Murrizi debat me

TIRANE- Në seancën e sotme plenare ka patur replika mes Myslim Murrizit dhe Edi Ramës për çështjen e  Teatrit Kombëtar. Rama i tha Murrizit se është bërë si Sandër Prosi, ndërsa Murrzi i tha me ironi se i duhej si Skënderbeu.  Madje i kujtoi Ramës një deklaratë të tijën në vitet ’90, ku tha se do varnin komunistët.

Replikat: 

Edi Rama: I dashur Myslim kur të pashë duke folur për popullin, nga kjo dashuri e beftë për teatrin që ka shpërthyer, papritur fytyra jote mu zëvendësua me të Sandër Prosit, që thoshte ‘eh sa gjëra thuhen në emrin tënd o popull’.

Meqë kështu erdhi kjo punë dhe meqë Shqipëria u kthye në arenën ku përplasen bijtë e Shekspirit me regjimin dhe duke qenë se jemi në një kohë kur përballemi me një sëmundje ngjitëse, po ju kujtoj fjalët e Shekspirit, atyre që kanë zgjedhur që të përfshihen jo për një plan politik, por për një lëndim “budallallëku dhe mencuria ngjiten kollaj si sëmundjet infektive, prandaj zgjidhni me kujdes ata që dëgjoni’ thotë Shekspiri.
Meqë teatrin e politikës e ka pushtuar politika për Teatrin më lejoni t’u them se ky është një lajm shumë i mirë, kur nëse nuk do të kishim bërë gjërat e duhura mund të mos takoheshim këtu por të numëronin humbjet e jetës, plagët e rënda dhe kolapsin në kushtet e një përballje, ku shumë shtete më të zhvilluara se ne e humbën.

Jeta më ka cuar dikur pranë një njeriu të zemrës në një spital amerikan në Masacusten, dhe kur kam hyrë në atë spital dhe kam parë se c’ndodhte kam menduar se kjo këtu është dora e Zotit se nuk ka mundësi. Përpara syve të mi kam parë atë qenie, që do të jepja jetën time që të kthehej nga koma dhe sot në atë vend ku gjendet ai spital numërohen deri tani 6 mijë të vdekur me vetëm dyfishin e Shqipërisë.Përderisa ne ia dolëm.Brenda majit Shqipëria do të jetë e hapur tërësisht, kufijtë do të jenë hapur dhe ne do të përgatitemi për sezonin turistik.” tha ai.

Myslim Murrizi: E ruajtë zoti, se ka nisur të shohë ëndrra me sy hapur, i dukem si Sandër Prosi.. mua më duket si Skënderbeu si Elisës…kur afrohet si Ismail Qemali. S’kam ardhur këtu nga mami. Kur u hap PD-ja the që do i varim me kokë komunistët. E di ti, ju shejtanë vazhdoni të punoni me biznese.

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama vijnë disa ditë pas tensionimit të situatës politike në vend me shembjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar. Vendimi u kundërshtua nga aktivistë, opozita dhe artistët por edhe shumë qytetarë që u shpërfillën nga qeveria dhe bashkia Tiranë. Me një aksion të zhvilluar natën, Teatri u shemb dhe në tokën e atij ekzistues pritet të ndërtohet një teatër i ri me vlerë rreth 30 milionë euro. Nuk mungojnë akuzat as për arkitektin Bjarke Ingels dhe kompaninë Fusha Shpk, që ka bërë projektin.

F.G/J.V/ Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama myslim murrizi seance plenare 21 maj 2020 edi rama myslim murrizi seance plenare 21 maj 2020

Sondazh

Poll