Aktualitet

VIDEO/ Policët ndalojnë qytetarin në Astir, e nxjerrin nga makina dhe e dhunojnë

21 Maj 2020, 08:18 Nga DOSJA
VIDEO/ Policët ndalojnë qytetarin në Astir, e nxjerrin nga makina

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në zonën e Astirit. Siç shihet nga video e publikuar nga JOQ, dy policia kanë ndaluar një qytetar që po lëvizje me makinë dhe e kanë dhunuar atë.

Siç shihet dhe në video, dy policët godasin me pëllëmbë një drejtues mjeti që kanë ndaluar. Sipas qytetarit që ka dërguar pamjet, qytetari ishte duke udhëtuar me familjen e tij, por nuk dihen arsyet se pse ai u ndalua.

Në video shihet që ai nuk bën rezistencë ndaj policëve, por policët e qëllojnë e më pas e shoqërojnë për në automjetin e policisë. Kjo ngjarje e shëmtuar vjen pak ditë pasi një adoleshent 15-vjeçar u dhunua në zonën pranë Liqenit Artificial në Tiranë, që tashmë policët e përfshirë janë pëzulluar nga puna.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna e policise dhunohet qytetari dhuna e policise dhunohet qytetari

Sondazh

Poll