Bota

Shpërthejnë digat në Michigan, uji kap nivelin historik, evakuuohen 10 mijë banorë

21 Maj 2020, 07:28 Nga DOSJA
Shpërthejnë digat në Michigan, uji kap nivelin historik,

SHBA-Rreth 10 mijë banorë të Michigan-it në ShBA, janë evakuuar, pas shpërthimit të dy digave, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Si pasojë e përmbytjeve në zonat pranë lumit Tittabawassee, pas shpërthimit të digave të Edenville she Sanford, u krijuan emergjenca ushqimore.Sipas autoriteteve, qyteti i Midland është zhytur 2.7m nën ujë, ndërsa një fabrikë kimike aty pranë ka shpallur gjendjen e emergjencës.

Guvernatori i zonës, Gretchen Whitmer, shpalli gjendjen e emergjencës pë Midland County, duke thënë se përbytjet kanë arritur një nivel historik. Gjithashtu ai përsëriti thirrjet për banorët që të largohen, për shkak se niveli i ujit mund të rritet sërish, ndërsa i këshilloi që të veshin maska dhe të mbajnë distancë, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Për evakuimin e banorëve është angazhuar edhe Garda Kombëtare, e cila ka ndërhyrë në Midland, Edenville she Sanford. Shërbimi Kombëtar Meteorologjik, ka ngritur alarmin, se niveli i ujit në lumin Tittabawassee, mund të arrijë në nivelin 11m.

Marrë nga BBC

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota michigan permbytje michigan permbytje

Sondazh

Poll