Bota

‘Nuk është koha për tu qetësuar’, Zyrtarja e BE ‘trondit’ me deklaratën: Evropa mund të përfshihet nga një valë

20 Maj 2020, 20:03 Nga DOSJA
‘Nuk është koha për tu qetësuar’, Zyrtarja e BE

 BRUKSEL– Drejtuesja  së agjencisë së BE-së  Dr. Andrea Ammon, ditën  e sotme ka deklaruar se një valë e dytë e koronavirusit mund të përfshijë Evropën dhe për duhet të bëhemi gati.

“Pyetja është kur dhe sa e madhe, kjo është pyetja sipas mendimit tim”, thotë Dr. Andrea Ammon, duke lënë të nënkuptimin se do kemi një valë të dytë

Po ashtu, Ammon thotë se nuk është koha për t’u relaksuar pasi realitetin e kemi përreth.

“Duke parë karakteristikat e virusit, duke parë se çfarë shfaqet tani nga vendet e ndryshme për sa i përket imunitetit të popullatës, që nuk është aq interesant midis 2% dhe 14%, që lë akoma 85% deri 90% të popullatës e ndjeshme, virusi është rreth nesh, duke qarkulluar shumë më tepër se në janar dhe shkurt … Unë nuk dua të them se po vjen fundi i botës, por mendoj se duhet të jemi realistë. Se nuk është koha tani për t’u relaksuar plotësisht. “– u shpreh ajo.

Kujtojmë këtu se shumica e vendeve të Evropës ndodhen tashmë në “fazën dy” të planit për përgjigjen ndaj krizës së koronavirusit. Kjo do të thotë që masat shtrënguese janë lehtësuar, por frika e një vale të dytë mbetet prezente.

Burimi: The Guardian 

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota andrea ammon koronavirusi ne bote andrea ammon koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll