Aktualitet

“Më ke thënë që jam i shitur. Të të vijë turp!”, Arjan Çani debat e fyerje me aktorin Imami: Mos më bëj të them a

21 Maj 2020, 07:51 Nga DOSJA
“Më ke thënë që jam i shitur. Të të

TIRANË- Gazetari Arjan Çani dhe aktori Artan Imami kanë zhvilluar mbrëmjen e djeshme një debat të ashpër mes tyre, ku nuk munguan as fyerjet personale. Të ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, ata kanë debatuar për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Debati nisi kur Imami i tha Çanit që e ka etiketuar si i shitur, gjë që ka shkaktuar dhe nisjen e replikave dhe fyerjeve,

PJESË NGA DEBATI

Imami: Ke thënë në emisionin tënd që kush del pro shembjes është i shitur. Të të vijë turp.

Çani: Nuk e kam thënë. Mos fyej. Unë nuk të fyeva.

Imami: E ke thënë tek emisioni jot.

Çani: Mos më bëj të them atë që të ka thënë Rama ty.

Imami: Çfarë më ka thënë?

Çani: Rama të ka thënë koordino mendimet para se të flasësh.

Imami: Edhe unë i kam shumë Ramës.

Çani: Çfarë i kë thënë?

Imami: Nuk ta them ty.

Çani: Ahaaaha. Ke frikë ta thuash.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arjan çani artan imami shembet teatri kombetar arjan çani artan imami shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll