Aktualitet

Konfirmohet vatër e re covid-i në Krujë, rezulton i infektuar 1 person

21 Maj 2020, 07:07 Nga DOSJA
Konfirmohet vatër e re covid-i në Krujë, rezulton i infektuar 1

Krujë- COVID-19 nuk është larguar ende nga Kruja. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se  gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 14 persona në Krujë dhe një prej tyre ka dalë pozitiv. Të njëjtat burime bëjnë me dije se rasti i ri është  një vatër e re infeksioni, pasi nuk ka patur kontakt me persona të infektuar.  Tashmë numri i peronave aktivë me COVID-19 në Krujë ka shkuar në 34.

 

Ditët e fundit kubra e infeksionit ka patur luhatje. Deri më tani në vend janë infektuar 964 persona, janë shënuar 31 viktima dhe 758 qytetarët janë shëruar. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 15 raste të reja me COVID-19, pas testimit të 186 qytetarëve. Harta është zgjeruar me 13 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër, të cilët janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive.  Ndërkohë,  në spitalin Infektiv ndodhen 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Maj 2020, 05:34

Tiranë- Artisti i njohur Çun Lajçi ka qenë pro shembjes së Teatrit Kombëtar dhe pret nga qeveria e Edi Ramës që të ndërtohet një teatër bashkëkoho...