Aktualitet

Trafik kokaine drejt Italisë, arrestohet 50-vjeçari nga Maminasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar

21 Maj 2020, 07:10 Nga DOSJA
Trafik kokaine drejt Italisë, arrestohet 50-vjeçari nga Maminasi i

DURRËS-Policia e Durrësit ka arrestuar një 50-vjeçar të shpallur në kërkikm ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për trafik droge. Në pranga ka rënë Rudin Koni, banues në Maminas.Gjykata e Milanos në Itali e ka dënuar Konin me 10 vite burg për “Trafik narkotikësh”.

Sipas policisë, Koni në bashkëpunim me persona të tjerë ka trafikuar nga Shqipëria në Itali, sasi të kokaine, me qëllim shitjen në Milano dhe Salento. Arrestimi i tij u krye me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Njoftimi i policisë

Durrës
Vijon puna për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.
Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejtë Italisë, 50-vjeçari i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike. Operacioni nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana.
Shërbimet e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana dhe Departamentit të Policisë Kriminale, bënë të mundur lokalizimin në Shijak dhe arrestimin e shtetasit shqiptar Rudin Koni, 50 vjeç banues në Maminas, Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Ligji italian për drogat. Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar nga Shqipëria drejt Italisë, sasi lënde narkotike të llojit kokainë, me qëllim shitjen në Milano dhe Salento, Itali. Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe Marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e durresit trafik kokaine policia e durresit trafik kokaine

Sondazh

Poll