Politike

Meta mbledh opozitën dhe ambasadorët e vendeve të BE: Të përfundojë Reforma Zgjedhore, shembja e TK ishte krim

21 Maj 2020, 06:54 Nga DOSJA
Meta mbledh opozitën dhe ambasadorët e vendeve të BE: Të

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka pasur një ditë të ngjeshur. Të parët takoi opozitën për 60 minuta në Pallatin e Brigadave dhe më pas për 90 minuta është takuar në Presidencë me ambasadorët e vendeve në BE.

Takimi është zhvilluar në një klimë të acaruar politike, pasi shembja e Teatrit Kombëtar ka rikthyer edhe njëherë protestat dhe ka dalë nga Këshilli Politik, duke ndërprerë dhe Reformën Zgjedhore. Presidenca ka zbardhur këto takime dhe mësohet se Ilir Meta fokusin e ka pasur tek shembja e Teatrit Kombëtar, duke dënuar vendimin e qeverisë. Po ashtu presidenti ka kërkuar dhe që Reforma Zgjedhore  që përfundojë sa më shpejt.

Pas takimit ka pasur një reagim nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka hedhur akuza kundër Ramës. Basha shprehet se shqiptarët duhet tu drejtohen kutive të votimit me zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Meta kishte parashikuar dhe një takim me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, por nuk kanë shtrënguar duart. Kim ka shkaur në Presidencë dhe është takuar vetëm me këshilltarët e Presidentit.

 (A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta mbledh ambasadoret e vendeve te be ilir meta mbledh opoziten ilir meta ilir meta mbledh ambasadoret e vendeve te be ilir meta mbledh opoziten

Sondazh

Poll

Politike 20 Maj 2020, 20:51

TIRANË– Aktori Artan Imami është përplasur sërish me gazëtarin Arian Çani. Të ftuar në studion e “Open”, pas disa debateve që patë...