Politike

“Injorant!”/ Plas keq mes Çanit dhe Imamit, gazetari: Mbaje veten o budalla, se s’të kam fyer, ke marrë gjë…? Vasili

20 Maj 2020, 20:07 Nga DOSJA
“Injorant!”/ Plas keq mes Çanit dhe Imamit, gazetari: Mbaje

TIRANË– Gazetari Arian Çani dhe aktori Artan Imami janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin.

Të ftuar në emisionin “Open”, teksa po diskutonin në lidhje me Teatrin Kombëtar, Çani tha se nuk duhej shembur, ndërsa Imami të kundërtën.

Lidhur me këtë mendim, Imami i tha Çanit që ai është injorant në këtë fushë. Gazetari e akuzoi se aktori kishte marrë ndodnjë gjë nga qeveria dhe prandaj kishte dalë të mbronte në studio. Ndërsa gazetarja Eni Vasili, u kërkoi të pushonin dhe të mos ofendonin.

Pjesë nga debati

Artan Imami: Ajo godinë nuk restaurohej dot më, kishte mbaruar….

Arian Çani: Po kush je ti more, kush je ti që e thua këtë gjë….

Artan Imami: Po ti kush je që të thuash se nuk kishte marrë fund…?

Arian Çani: Unë nuk i futem dot këtij debati fare

Artan Imami: Po se injorant…

Eni Vasili: Jo, jo ju lutem pa fyerje

Artan Imami: Nuk është fyerje fjala injorant…

Arian Çani: Ore, mbaje veten ti se s’kam thënë asgjë të keqe për ty, frenohu

Artan Imami: Po je injorant në këtë fushë

Arian Çani: Po mbaje pra veten…Se mos nuk ke marrë gjë dhe del e mbron kot këtu se do ishe budalla…..po unë do të të kuptoja të kishe marrë, por mos del e kundërta

Artan Imami: Më dëgjo pra tani, apo do fillosh e s’do ndalesh se kshu i përmend gjërat nga 100 herë ti…çfarë tani? Po më akuzon se kam interesa se e ke thënë edhe në emisionin tënd, më lër dreqi e mori të flas…

Arian Çani: Po s’po të akuzoj ore, po të pyes…

Artan Imami: Por boll i përmende 100 herë të njëjtat gjëra…

Arian Çani: Po të qesh dynjaja…

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arian cani artan imami eni vasili arian cani artan imami eni vasili

Sondazh

Poll

Politike 20 Maj 2020, 19:50

TIRANË– Gazetari Arian Çani, dhe aktori Artan Imami janë përplasur teksa ishin të ftuar në studion e “Open”.Në momentin që Çani po fliste, Im...