Politike

Reforma Zgjedhore/ Hajdari ftesë Bashës: Hajde në tryezë të ndyshojmë sistemin, të luftojmë dhe për listat e hapura

21 Maj 2020, 06:34 Nga DOSJA
Reforma Zgjedhore/ Hajdari ftesë Bashës: Hajde në tryezë

Tiranë- Deputetja Rudina Hajdari i ka bërë ftesë kryedemokratit Lulzim Basha për bashkëpunim për Reformën Zgjedhore, me qëllimin që të ndryshohet sistemi.  Deputetja deklaroi në emisionin “Opinion” se fton Bashën në tryezë që të luftojnë për ndryshimin e sistemt dhe listat e hapura.

 “Unë kam  raport me çdo njeri që do të ndryshojë sistemin zgjedhor. E dëgjova sot zotin Basha që tha jam pro listave të hapura. Dhe e ftoj të vijë në tryezë të luftojmë bashkarisht për ndryshimin e sistemit dhe listat e hapura, sepse i shërben demokracisë. Dhe një forcë politike si PD, e djathtë, e para  që ka vendosur demokracinë në këtë vend, duhet të jetë pro ndryshimit të sistemit. Dhe besoj që me kalimin e kohës do e kuptojnë. Kam qenë në atë këshill dhe në momentin që flitet për ndryshimin e sistemit, palët ulin sytë dhe nuk flasin fare. Bien dakord me njëri tjetrin”, u shpreh Hajdari.

Ajo tregoi më tej se ambicien për të qenë pjesë e politikës e ka pasur që kur ishte 20-vjeçe.

 “Beteja ime për t’u futur në politikë ka qenë dëshirë, që kur isha 20 vjeç. Ishte çështje moshe dhe mendova se ishte momenti i duhur. Nuk e mendova kurrë që një kryetar partie ka këtë lloj imponimi ndaj deputetëve dhe i quan tradhtarë”, u shpreh Hajdari. 

Të martën, pritej të zhvillohej mbledhja e radhës e Këshillit Politik, por Reforma Zgjedhore u ndërpre, si pasojë e mungesës së përfaqësuesve të opozitës jashtëparlamentare. Deputetja Rudina Hajdari i bëri thirrje opozitës që të mos braktisë treyzën e reformës, pasi i është zotuar Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit që do të reformojë sistemin. Ndërkohë, gjatë protestës së djeshme Lulzim Basha tha se “Zgjedhorja” nuk është një përgjegjësi e PD-së dhe se është gati për listat e hapura.

Deri më tani palët janë në një mendje, për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor pasi sipas tyre kërkon kohë dhe e vetmja që ka dalë kundër është Hajdari. Përveç dakordësive, palët kanë shfaqur ndasi përsa i përket administratës zgjedhore, kolegjit zgjedhor dhe votimit elektronik dhe qeverisë kujdestare. Përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi ka bërë me dije se nuk do të heqin dorë nga qeveria tranzitore, ndërsa akuzojnë Ramën, se kërkon të kapë administratën zgjedhore me militantë. Afati për mbylljen e Reformës Zgjedhore është 30 qershori, por palët janë zotuar se do ta përfundojnë brenda këtij muaji.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha reforma zgjedhore rudina hajdari lulzim basha reforma zgjedhore rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 20 Maj 2020, 20:51

TIRANË– Aktori Artan Imami është përplasur sërish me gazëtarin Arian Çani. Të ftuar në studion e “Open”, pas disa debateve që patë...